Berisha: Solidaritet me Prishtinën, mbështes me përulje protestën në Tiranë

Nga Sali BERISHA

Miq, mbështes me përulje protestën ‘Solidaritet me Prishtinën’ që do të mbahet sot në Sheshin Nënë Tereza, në ora 18:30, për mbrojtjen e vajzave dhe grave nga dhuna shtazore e patriarkale.

Solidariteti është forma më fisnike e ndarjes së dhimbjes, zhgënjimit, indinjatës, kërkesës për drejtësi ndaj fenomeneve monstruoze që ndodhin në një shoqëri si dhe e angazhimit shoqëror për edukimin e mëtejshëm të të rinjve e parandalimin e krimeve të një kalibri që në fakt nuk duhet të kryeshin më.

Përdhunimi i vogëlushes 11 vjeçare nga 5 meshkuj në Prishtinë është një akt i tmerrshëm e çnjerëzor, i dënueshëm në çdo nivel të tij. Është një akt që prek një shoqëri të tërë, brenda e jashtë kufijve, që tejkalon ligje, rregulla e norma të shkruara dhe që kërkon një angazhim masiv, sa shpirtëror e intelektual aq edhe fizik, lëvizës e shkundës, siç po bën Kosova e sa mirë edhe Shqipëria që e mbështet.

Shoh një reagim të menjëhershëm dhe të jashtëzakonshëm, brenda e jashtë trojeve të vëllezërve e motrave tanë në Kosovë, për këtë ngjarje që më ka lënë pa fjalë e më ka tronditur sa s’ka. Ndaj, duke kërkuar ndëshkimin shembullor të kriminelve të këtij akti, shreh solidaritetin tim me viktimën dhe familjen e saj dhe bashkohem plotësisht me çdo reagim të ardhur si pasojë e këtij krimi kolektiv që s’duhej të kish ndodhur kurrë. #sb

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply