Transferimi i shërbimeve publike, Rama dhe Lame hakmerren politikisht me Tropojën

• Me ardhjen e PD në qeverisjen e vendit shërbimet do t’u rikthehen qytetarëve.

Deklaratë e anëtares së Kryesisë së PD, Mimoza Hajdarmataj

Dje pushteti i Ramës dhe Lames u ka hequr banorëve të Tropojës shërbimin e fundit që merrnin në qytetin e Bajram Currit: Zyrën e Kadastrës shtetorëore

E transferuar në Kukës, kjo zyrë e shton edhe më tej barrën e malësorëve të varfër, pasi distanca me qendrën e Qarkut është vajtje-ardhje 220 km, u dhe duhet të kalojnë 4 herë dy doganat me Kosovën!

Ky vendim është persekucion edhe për faktin se 80 përqind e pasurive të paluajtshme në rrethin e Tropojës janë të parregjistruara.

Të paregjistruara janë edhe mbi 90% të banesave në të gjitha fshatrat e rrethit.

Më poshtë një listë e shërbimeve që banorët e Tropojës duhet të marrin në qytete të tjera të vendit duke përshkruar qindra kilometra rraskapitëse:

-shërbimi i kontrollit teknik të automjeteve kryhet në Kukës;
-shërbimi i tatim-taksave dhe i marrjes së vertetimeve të thjeshta kryhet në Kukës;
-shërbimet e Drejtorisë së Arsimit kryhen në Lezhë;
-shërbimet e Drejtorisë së Shëndetit kryhen në Shkodër;
-shërbimet gjyqësore do të kryhen në Kukës me mbylljen e Gjykatës së Faktit.

Izolimi i Tropojës, duke i hequr çdo shërbim, në emër të reformave, nuk është qeverisje e mirë, por hakmarrje primitive politike.

Është një turp, si për Artan Ramën edhe Edi Lamen, por edhe për autoritetet vendore që mbyllin sytë dhe gojën, teksa nga Tirana u marrin erzin dhe u lënë autoritet vetëm mbi qentë endacakë.

Kjo lëvzije nuk është reformë, por pjese e planit ë shpopullimittë vendit. Bëjua të vështirë jetën, që të marrin ruugët e botës! Kjo ka ka qenë e vetmja politikë e qëndrueshme Edi Ramës në 9 vite pushtet.

Qytetarëve të Bajram Curit dhe të fshatrave të Tropojës u bëjmë thirrje të mos dorëzohen!

I garantojmë se me ardhjen e PD në qeverisjen e vendit shërbimet e transferuara jashtë Tropojës do t’u kthehen.

About Redaksia

Check Also

Meta: Jam optimist për fitoren e opozitës, 80% e shqiptarëve tashmë janë në opozitë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ftuar në emisionin ‘A Show’ me Adi …

Leave a Reply

Your email address will not be published.