Gledis Nano, viktimë e zbulimit të lidhjeve të freskëta me krimin të Olsit dhe Çuçit

Nga Sali BERISHA

Të dashur miq,

Drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit Gledis Nano e hëngri mafia Rama-Çuçi.

Ai u shkarkua pa asnjë shkak direkt madhor. Në mjediset e mafjas shtetërore, gosipi u përhap se Nano iku se kishte zbuluar dhe paditur lidhje të rrezikshme të Ardi Veliut dhe kupolës tjeter të policisë me trafikantë droge dhe shpërblime të mëdha prej tyre.

Mirëpo, burime tjera të thella pohojnë se Nano nuk u largua se zbuloi lidhjet e njohura të krimit të Veliut dhe kupolës tjeter të policisë por atij i kushtoi koken:

1- Afera e Olsi Ramës me Call-center në të cilën qytetarë gjermanë humbën miliona euro në skemë mashtrimi nga call center i Tiranës. Nano po bashkëpunonte në hetimin nga të huajt të kësaj çeshtjeje përvëluese për këndin Rama.

2- Gledis Nano me autoritetet Italiane gjetën se ngarkesa e fundit prej 2,2 ton kanabis është transportuar me anije të klubit të velave të velistit të apasionuar, ministrit të familjes Çuçi. Ndaj dhe mafia Rama-Çuçi e flakën atë si limon të shtrydhur. #sb

About Redaksia

Check Also

Sulmet kibernetike, Noka-deputetëve të PS: Ju veproni si një bandë!

Këtë të hënë nisi me debate seanca dëgjimore në Komisionin e Sigurisë për sulmin kibernetik …

Leave a Reply

Your email address will not be published.