Protestë në Tiranë për ngjarjen e rëndë ndaj 11-vjeçares në Kosovë

Ka nisur në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë protesta pas ngjarjes së rëndë të përdhunimit të 11-vjeçares në Kosovë. Qytetarë të shumtë me pankarta të ndryshme në duar kanë dalë të kërkojnë drejtësi për përdhunimin e të miturës. Pjesë e protestës janë edhe artistë, aktiviste dhe gazetare.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dragodan të Prishtinës më 27 gusht, ku 5 burra, mes tyre 3 të mitur, kanë dhunuar e përdhunuar një 11-vjeçare për 7 orë në një nga parqet e kryeqytetit. Fillimisht janë arrestuar 4 nga 5 autorët e dyshuar të ngjarjes ndërkohë që i pesti u dorëzua në polici pas 3 ditësh.

Protesta janë zhvilluar edhe në Kosovë. Qytetarët u mblodhën në sheshin ‘Zahir Paraziti’, në Prishtinë dhe marshuan drejt institucioneve shtetërore duke kërkuar drejtësi nga shteti për vajzën e mitur, në mënyrë që dhunuesit të marrin ndëshkimin e merituar.

Gjatë tubimit, qytetarët kanë hedhur bojë me ngjyrë të kuqe në ndërtesat e Ministrisë së Drejtësisë, Prokurorisë së Përgjithshme si edhe selinë e Këshillit Gjyqësor.

Ndërkohë për rastin e përdhunimit të 11-vjecares, ka dhënë dorëheqjen edhe Ali Gashi, drejtues i Drejtorisë për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve. Në njoftimin zyrtar, theksohej se ky vendim vjen si akt moral pasi njëri prej të dyshuarve për dhunimin e vajzës së mitur ka qenë i dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale.

Një ditë më parë dha dorëheqjen edhe Samedin Mehmeti, Drejtori I policisë së përgjithshme të Kosovës.

Gjatë kësaj të mërkurë, gjykata e Prishtinës caktoi masë arrest me burg për të dyshuarin e pestë për dhunimin e të miturës. E njëjta masë sigurie u caktua edhe për 4 të arrestuarit e tjerë të martën.

About Redaksia

Check Also

Parlameti italian reagon pas ndërhyrjes së Ramës tek RAI: E pajustifikueshme, Italia…

Komisioni parlamentar i medias, që njihet edhe si Komisioni për Mbikëqyrjen e RAI-t, e quan …

Leave a Reply