Berisha: Rama do të fillojë ndërtimin e Teatrit, por ne nuk do ta lejojmë. Teatrin do ta ndërtojmë siç ishte

Potencialet e ndryshimit janë reale dhe një rëndësi shumë të madhe ka, ndryshimi i qeverisjes. Duhet që të bëjmë gjithçka për të nxjerrë nga qeverisja një grup mashtruesish që nuk kanë asgjë të lidhur me asnjë vlerë qytetare në vetvete. Nuk përfaqësojnë asnjë lloj vlere.

Nuk përfaqëson vlera ai që taton qytetarët e Tiranës me 29 euro tonin e plehrave, kur kontratën e ka për 11 euro dhe i fut në xhep të gjitha ato. Nuk përfaqëson asnjë vlerë ai që vjedh si hajdut xhepash deri në konto të mëdha.

Edi Rama bëri një gjë. Llokmat e mëdha i mori për vete. Asgjë nuk bëhet në Tiranë pa firmën e tij. Kjo është e vërteta. Ata janë një binom, që për dëmet që i kanë bërë Tiranës meritojnë gjykim publik dhe penal, në një shtet ligjor.

Gjykim publik nga qytetarët. Ata duhet të ndëshkohen sa më parë. Nuk ka diskutim se ne jemi forcë demokratike dhe ne çdo gjë e bazojmë në votën dhe demokracinë. Por të themi të vërtetën, vlerat duhet ti mbrojmë. Nuk mund të pranojmë më rrokullisjen e Tiranës në këtë mënyrë. Ai nesër do të fillojë ndërtimin e Teatrit, por ne nuk do ta lejojmë. Teatrin do ta ndërtojmë siç ishte.

Është për tu lavdëruar shumë iniciativa e dy të rinjve për 120 mije metra katrorë për të mbrojtur ato. Ai ka refuzuar. Një kryetar bashkie që refuzon një projekt të tillë, kur e sheh qytetin që po vdes, nën presionin e narko-eurove duhet të ishte i pari që ta mbronte, por është i pari që e ka refuzuar.

Duhet t’i kombinojmë të gjitha format për të shpëtuar nga Tirana atë që mund të shpëtohet sot dhe për të shënuar një kthesë e cila kërkon punë të madhe, për të bërë këtë qytet të shëndetshëm për qytetarët e Tiranës, në funksion të qytetarëve, me fytyrë njerëzore, siç duhet të jenë qytetet.

Ju falënderoj shumë për të gjitha mendimet tuaja dhe ju garantoj se do të pasqyrohen plotësisht. U diskutuan çështje shumë të rëndësishme të rregulloreve dhe çështje të tjera, që janë me të vërtetë një platformë e shkëlqyer pune për kryeqytetin, që padiskutim përbën mendjen dhe trurin e kombit si qytet.

U shkatërruan veprat monumentale të qytetit, ranë viktima njëra pas tjetrës

Janë rrafshuar të gjitha veprat monumentale të qytetit, pothuajse. Kulmoi me Teatrin Kombëtar, stadiumin, kinema 17 nëntorin, kinema Ali Demin. Të gjitha kinematë ranë viktima njëra pas tjetrës. Qyteti nuk ka jetë kulturore, vepër e kësaj qeverisje.

Qytetit i thellohet identiteti. Dhanë një ide shumë të mirë të rikonstruksionit të paraqitjes së ndërtimeve të vjetra. Qoftë rikonstruksionit të ndërtimit në lagjet e Tiranës dhe të ndërtimeve të viteve diktaturës.

Këtë po e bëjnë pasivisht në Berlin, sepse edhe ata kishin pjesën lindore të Berlinit me parafabrikate. Por gjithçka po ndryshohej.

About Redaksia

Check Also

Boçi: Shkodra reagoi fuqishëm, qytetaria nuk lejon që Rama të vazhdojë të qeverisë me bandat e tij

Nënkryetari demokrat dhe i dërguari politik i PD për Shkodrën, Luçiano Boçi, falënderoi qytetarët që …

Leave a Reply