Në Tiranë ka çfarë të shpëtohet. Emergjente është të stopohet kjo qeverisje e saj

• Berisha: Francezët kanë një shprehje; “Të shpëtohet ajo që mundet”. Dhe në Tiranë ka çfarë të shpëtohet. Emergjente është të stopohet kjo qeverisje e saj.

Ju dhatë propozime shumë të çmuara. Ana më pozitive e këtij bashkëbisedimi janë sugjerimet dhe propozimet tuaja. Francezët kanë një shprehje; të shpëtohet ajo që mundet. Dhe në Tiranë ka çfarë të shpëtohet përsëri. Në Tiranë emergjente është të stopohet kjo qeverisje e saj. Nuk dua të bëj krahasime, por nëse Edi Rama nuk bëri se nuk donte për 11 vite planin urbanistik të qytetit, PD në qeverisje e bëri për 2 vjet. Nuk kishte kulla plani. Plani ishte, ndërtimet më të larta ishin 7 kate, dhe tek tuk ndonjë 8 katësh.

Ishte zgjidhur në atë plan çështja shpërblimit të pronësisë. Asaj i ka dhënë përgjigje me kohë bota. Sipërfaqja si ai që ndërton dhe ai që nuk ndërton, merr të njëjtin shpërblim nga toka e vet. Ka një ligj të aplikuar kudo në botë.

Transporti është tmerr në Tiranë. Dikton korrupsioni. Uji, e thatë bukur, vendim gjykate që e nxjerr të papijshëm. Çmimi i tij është 2-3 fishuar.

About Redaksia

Check Also

Berisha i kujton Yuri Kim çfarë ndodhi në ’97: Një ambasadore u largua, por jo SHBA

Kryetari i PD, Berisha i kujtoi ambasadores Yuri Kim se nuk ka pasur asnjë ndërprerje …

Leave a Reply

Your email address will not be published.