Ju keni trajtuar problemet më kryesore me të cilat përballet qyteti sot, që në fakt ecën me shpejtësi drejt një katastrofe të vërtetë, së pari shëndetësore. Një qytet që renditet sot në 10 qytetet me ajrin më të ndotur në botë. Që renditet në 10 qytetet më shërbimin shëndetësor më të dobët. Një qytet që ka zona me densitet më të lartë se Delhi në Indi. Një qytet ku lëvizja është torturuese, mbi të cilin bëhet gjithçka e diktuar vetëm nga kontoja bankare e qeveritarëve dhe aspak nga interesat qytetare.
Nuk ka qytet tjetër që të ketë këtë rrokullisje të madhe siç ka Tirana këto vite. Ka qenë një fatkeqësi kombëtare. Mos harroni, kryeqyteti i përket gjithë kombit, është truri dhe zemra e tij. Të gjitha këto janë të diktuara nga vjedhja dhe plaçkitja.
Si u rrafshuan këto monumentet dhe qendrat kulturore të qytetit. Vetëm për ndërtime, kundrejt pagesave marramendëse. E tha z. Bogdani, qyteti 40 % më i shtrejtë se Prishtina dhe Shkupi. E dini se sipërfaqja e ndërtimit në qendër të Tiranës është më e shtrenjtë se në Bruksel. Në një kohë, kur indeksi i ndërtimit është më i larti në Europë. Tirana para 2 javësh, dilte në distancë të madhe në krye të Europës. Megjithatë çmimet që kjo duhet të paralajmëronte një krizë në çmimet e ndërtimit, këtu çmimet e ndërtimit janë stratosferike, më të larta se në një pjesë të qyteteve të Europës.
Pse kjo? Sepse qytetin po e marrin në dorë të fortët dhe pushtetarët. Të fortët me drogën dhe pushtetarët e lidhur me ta. Ata diktojnë, blejnë kate të tëra, pallate të tëra. Dhe çfarë po ndodh. Tirana po shëmtohet me monumente, siç thoshte një gazetar britanik të nacional-korrupsionit. Ti japim fytyrën e Skënderbeut pallatit për të mbuluar korrupsionin që është më i madh se gradaçela.