• Berisha: Sot zëri qytetar është zëvendësuar me anketat që plotësohen në zyrat e PS-së sipas oreksit të Ramës
Në fakt, nëse rikthehemi prap tek qytetari dhe qyteti, qytetari dhe vendi. Të përjashtuar në Shqipëri sot, nuk janë vetëm qytetarët e Tiranës, por të përjashtuar tërësisht, njësoj si në diktaturë janë qytetarët shqiptarë.
Shumica ne e mbajmë mend, kur prishej këtu më tutje, te Piramida një lagje tiranse me vila e shtëpi të mrekullueshme dhe ndërtohej piramida e diktatorit, nuk pyetej asnjeri. Vendoste byroja politike dhe u vendoseshin rruspat. Edhe sot, nuk pyetet qytetari i Tiranës dhe ai shqiptar për asgjë.
Ka dalë një model i quajtur anketë që mbushet në selinë e PS, sipas oreksit të Edi Ramës dhe mbi bazën e saj merren vendimet. Kështu që, nuk besoj të ketë një vend tjetër ku qytetarët të bëhen inekzistentë si në Shqipëri. Për asgjë nuk pyeten më. Nëse ju i hidhni një sy ekraneve televizive, zëri i qytetari është tepër i rrallë, kur gazetari ja ofron atë mikrofon.
Kërkun mendime të qytetarëve nuk ekzistojnë, ato janë zëvendësuar tërësisht me ligjin e autokracisë, me vullnetin e atyre që qëndrojnë mbi çdo ligj.