Thirrja e Berishës për përgjigje popullore ndaj regjimit: Protesta të gjata dhe të qëndrueshme

Kreu i PD Sali Berisha në mbledhjen me Kryesinë u shpreh se protestat janë forma më e mirë për demokracinë.

Berisha u shpreh se përgjigja popullore ndaj regjimit është rruga më jetike.

“Ne jemi në një moment të veçantë, sepse kjo është pritshmëria e shqiptarëve. Ne jemi të vendosur që të bëjmë gjithçka për t’u dalë zot interesave të shqiptarëve. Protesta e gjatë e qëndrueshme, shkatërrimtare për këtë regjim, është jetike dhe vendimtare për të ecur në rrugën e demokracisë. Zonja dhe zotërinj, anëtarë të Kryesisë së PD dhe anëtarë të kësaj, në këtë vend nuk zbatohet asnjë ligj. Institucionet janë në funksion të pushtetit të Ramës. Qytetarët janë të përjashtuar nga gjithçka. Nuk ekziston qytetar në Shqipëri, pasi ka vetëm interesa të kësaj qeverie. Atëherë përgjigja popullore ndaj tyre është rruga më e jetike, më e domosdoshme. Është detyra jona që këtë mesazh ta përcjellim në çdo vatër, në çdo erë të shqiptarëve. Askush nuk mund ti diktojë shqiptarëve që të pranojnë se pushteti vjen nga votat e vjedhura. Ne ngrihemi kundër këtij regjimi, që ti rikthejmë shqiptarëve të drejtën e votës. Edi Rama duhet të marrë dënimin për dhunimin e votës.”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Kokaina e Xibrakës, Bardhi: Ja si Olsi Rama përdorte makinën e trafikantëve të drogës

Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka zbuluar detaje në emisionin “Opinion” lidhur …

Leave a Reply