Berisha: Nano iku pasi ra në dijeni të aferave të Olsit dhe Çuçit

Kryetari i PD, Sali Berisha u ndal në mbledhjen e kryesisë edhe te largimi i Gledis Nanos.

“E vërteta është se ai pati fatin të bjerë në korrent dhe korrenti ishte afera e call-centerave.

Skema ishte në Tiranë, vjedhja bëhej në Gjermani. Autoritetet gjermane iu drejtuan këtij.

Iku Nano sepse 2.2 ton drogë në Itali nuk shkuan nga skafet, shkuan nga velat e klubit të Çuçit.

Atë kam pasion unë, tha ai. Dolën velat transportuesit kryesore të drogës.

Nuk ishte se po luftonte krimin ai, por pati naivitetin që të mos i mbulonte këto.

Kush iku me të? Iku edhe drejtorja e agjencisë kundër larjes së parave.

Nuk e njihja atë, sigurisht që ishte një emër formal në atë detyrë. Iku që agjencia të shndërrohet në agjencinë e larjes së parave të krimit,” tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Përkujtohet Ismail Qemali, Leskaj vlerëson figurën dhe kontributin historik!

Përkujtohet të Ismail Qemalit në Vlorë, në një ditë që solli jo vetëm homazhe për …

Leave a Reply