Kryetari i PD, Sali Berisha reagoi sërish sot në konferencën për shtyp për mega-aferën e Portit të Durrësit. Berisha tha se, të dhëna të reja dëshmojnë se tentakulat e mafias Rama-Alabar, përfshijnë vëllezërit serbë Kariç dhe më të dashurit e Lukashenkos.
“Unë jam sot sërish për problemin aktualisht shumë madhor për vendin, Portin e Durrësit.
Të dhëna të reja dëshmojnë se tentakulat e mafias Rama-Alabar, përfshi vëllezërit Kariç dhe më të dashurit e Lukashenkos.
Pra, siç e shihni, kemi të bëjmë me një dorëzim të portit më të rëndësishëm të Shqipërisë mafies më të rrezikshme, Edi Ramës, vëllezërve Kariç dhe Vuçiçit pas tyre. Vëllezërit Kariç janë aksionerët kryesorë të dy kompanive të Alabarit në Beograd.
Përsëri kjo kompani arabe ka tentakulat e saj në Minsk, ku kompania e Minskut ka për president, ndihmësin kryesor të Lukashenkos.
Në këtë kontekst, jo vetëm që Edi Rama po ndërton Dubain e tij, të familjes së tij, por po e ndërton atë me grupe të rrezikshme antishqiptare dhe antieuropiane, siç janë biznesmenët të Bjellorusisë dhe ata të Beogradit”, u shpreh Berisha.