Dallëndyshja e Ramës shemb “Prestig Resort”, përfaqësuesit: Sulm për qëndrimet mediatike

Forca të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit po kryejnë shembje që prej mëngjesit të kësaj të Premteje në “Prestig Resort”. Mjetet e punonjësve të IKMT-së kanë shembur murin rrethues të një prej pishinave, si dhe kanë nisur edhe prishjen e pishinës. Ndërkohë, në resort kanë qenë të pranishëm pushues.

Përfaqësues të “Hysenbelliu Group”, që ka në pronësi “Prestig Resort”, u shprehën se asnjë ndërtim brenda resortit nuk është pa leje, madje kanë shtuar se leja është firmosura nga vetë Edi Rama.

Ata u shprehën se ky është një sulm i jashtëligjshëm nga kryeministri Edi Rama për shkak të qëndrimeve që mbajnë mediat në pronësi të “Hysenbelliu Group”.

Akuza janë hedhur edhe ndaj Dallëndyshe Bicit, për të cilën përfaësuesit e biznesit thanë se, po vepron shkelje me ligjin sapo erdhi në krye të IKMT-së.

Nga ana tjetër, IKM nuk ka asnjë reagim zyrtar lidhur me aksionin.

Qeveria ka vendosur të rikthejë në krye të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Dallëndyshe Bicin, e cila mbajti për disa kohë postin e zëvendësministres në Ministrinë e e Mbrojtjes.

Edi Rama e ka liruar Dallëndyshe Bicin nga detyra me vendim qeverie më 31 gusht 2022 dhe menjëhërë më pas ajo u pa në zyrat e IKMT-së, ku duhet thënë tek shembi me vendosmëri të ashtuquajturat ndërtime të paligjshme në çdo cep të vendit, rezulton se po hetohet nga Prokuroria për prishjen e ndërtimeve me leje.

About Redaksia

Check Also

Reagimi i Trump për hetimin e McGonigal, të korruptuar nga Rama kundër Berishës

Donald Trump reagoi pak muaj më parë lidhur me dosjen e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles …

Leave a Reply