Instalacioni 4 milionë euro në oborrin e “Mbretit”

Nga Bujar LESKAJ

Me një telefonatë, Lideri Global ka urdhëruar Fondin Shqiptar të Zhvillimit, vëllain binjak siamez të Autoritetit Rrugor Shqiptar(të dyja këto institucione të zhytura në një pellg të madh skandalesh dhe në garë për keqpërdorimin dhe abuzimin e dhjetra e qindra milionë eurove para të taksapaguesve shqiptarë), të paguajë 3.7 milionë euro një instalacion me dru dhe gjelbërim në oborrin e brendshëm të Kryeministrisë. Një park me dru dhe bimë në oborrin e Ramës së Parë, mbretit të pakurorëzuar nëntëvjeçar të shqiptarëve!

Me këtë investim-kapriçio perandori, sekti i panginjur, jo vetëm po shpërdoron paratë e taksapaguesve, por po cënon simbolin e Kryeministrisë, një institucion kryesor i shtetit shqiptar. Edhe sikur prej floriri të kishte qenë instalacioni, nuk do të kishte kushtuar kaq shumë!

Në vend që t’i kursente këto 3.7 milionë euro dhe në mjediset e Kryeministrisë të poziciononte përmendoren e Babait të kombit, Ismail Qemalit, duke punuar në tryezën e tij të punës, vepër e skulptorit Muntaz Dhrami, mbreti i pashpallur vendos instalacionin e këpurdhës gjigande në tre pjesë.

Kjo po ndodh në një kohë kur shqiptarët po varfërohen gjithnjë e më thellë, përmes një inflacioni galopant. Kur buxheti i shtetit, edhe pse në periudhën janar-korrik 2022 ka arkëtuar 375 milionë të ardhura më shumë, nuk ndihmon familjet në nevojë. Kur sekti në pushtet nuk ka rinovuar as edhe pagesën e paketës së Rezistencës Sociale, e mbiquajtura paketa e Mjerimit Social, me vetëm 3 mijë lekë në muaj për 434 mijë kryefamiljarë pensionistë, pensionistë me pension më të vogël se gjysmën e pagës minimale, invalidë dhe familje në skemën sociale, e cila mbaroi në fund të qershorit 2022.

Çfarë mbeti t’u thotë tani shqiptarëve Lideri Global dhe mbret i pashpallur:”Qytetarë, ka ardhur koha të hani këpurdha gjigande, me helm dhe pa helm, për të jetuar!”?

About Redaksia

Check Also

I meruari Mero i bie karadyzenit!

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Merua i çkëthur i Bazeve, që ka meruar dynjanë me …

Leave a Reply