Rama do japë me konçesion edhe çertifikatat dixhitale, të dhënat e bizneseve në pazar

Këshilli i Ministrave i hapi rrugën një koncesioni të ri të mërkurën, përmes autorizimit të Ministrinë e Financave si autoritet kontraktor për të ndërmarrë procedurat për dhënie me koncesion/PPP për projektin e propozuar nga Agjencia Kombёtare e Shoqёrisё sё Informacionit “Për ofrimin e shërbimeve të infrastrukturës së çelësave publikë (PKI)”.

Infrastruktura e çelësit publik (PKI) është një kombinim i politikave, procedurave dhe teknologjisë së nevojshme për menaxhimin e certifikatave dixhitale për bizneset dhe individët, me qëllim besueshmërinë e kësaj certifikate në komunikimin elektronik dhe çdo veprim që kryhet në formë dixhitale.

Në projektbuxhetin e vitit 2022, ky koncesion parashikohet në vlerën e 208. 8 milionë lekëve.

Ky shërbim ofrohet sot nga Agjencia Kombёtare e Shoqёrisё sё Informacionit, AKSHI dhe dhënia e tij me koncesion drejt një kompanie private ngre shqetësim tek ekspertët e ekonomisë për sigurinë dhe rritje të kostove.

Zef Preçi, drejtor i Qendrës për Kërkime Ekonomike, i tha BIRN-it se ky koncension është një hap i parakohshëm për Shqipërinë, krijon monopol dhe rrezikon edhe më tej sigurinë kibernetike.

“Deri sot i kemi besuar shtetit, AKSHI-it, me gjithë problemet që ka,” tha Preçi, ndërsa shtoi se kur ky shërbim t’i kalojë një kompanie private, “sistemi bëhet më vulnerabël”.

“Nga pikëpamja ekonomike rrit kostot dhe bashkë me rritjen e kostove në buxhet krijon mundësinë për akses të paligjshëm në sigurinë kibernetike,” shtoi ai.

Koncensioni për “Çelësat publikë” ishte parashikuar në buxhetin e vitit 2022 bashkë me 6 koncensione të tjera potenciale me vlerë të parashikuar prej 214 miliardë lekësh [1.7 miliardë euro].

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj gjatë mbrojtjes së buxhetit në Kuvend i konsideroi ato si potenciale dhe ende ‘pa efekte buxhetore’.

About Redaksia

Check Also

Kanë grabitur çdo pasuri, Rama, leje ndërtimi deputetit të tij për hotel dhe vila në jug

Dy indicie bëjnë një provë- thonë italianët. Dhe indiciet e zyrtarëve të lartë socialistë që …

Leave a Reply