Meta: Do ia shkulim dhëmbët, e dimë mirë trimërinë e lepurushit Edi Rama

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi ditën e sotme se opozita do ia shkulë dhëmbët kryeministrit Edi Rama. I pyetur nga gazetarët se nëse druhet nga ndonjë sulm që mund t’i vijë nga Rama, Meta tha se, të gjithë e dinë guximin prej lepurushi që kreu i qeverisë ka. Po ashtu, ai shtoi se Rama nuk do ketë as mundësinë të thotë që nuk e bëj më.

“Opozita do t’i përgjigjet dhëmb për dhëmb. Do ia shkulim dhëmbët, e dimë shumë mirë trimërinë dhe guximin e lepurushit Edi Rama, ai e di shumë mirë që ne e dimë. Të jetë i sigurtë që opozitën do ta ketë ballë për ballë, ka humbur mundësinë që të thotë qafsha mamin nuk e bëj më këtë gjë. Ka vënë në pikëpyetje interesat tona sovrane dhe kombëtare. Nuk ka për të qënë Shqipëria çiflig i Ramës. Shumë shpejt Rama do ti nënshtrohet llogaridhënies, shumë shpejt ai bashkë me ato rruspat e tij”, u shpreh Meta.

About Redaksia

Check Also

Leskaj: Angazhimi i rinisë në këtë fushatë do të jetë ndëshkimi për ata që u kanë marrë peng të ardhmen

Drejtuesi politik i PD nw qarkun e Vlorës, deputeti Bujar Leskaj ka njoftuar për një …

Leave a Reply