Rama në Beograd: Falenderoj Vuçiçin dhe i shpreh respektin tim të thellë…

Kryeministri Rama u shpreh se Ballkani është për Evropën po kaq i rëndësishëm saç është Evropa për Ballkanin. Ai falenderoi Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe theksoi se ky i fundit ka dhënë sinjal për paqen.

“Dua ta falenderoj presidentin Vuçiç dhe ekipin e tij sepse panairi nuk kishte asgjë më pak se panairet e së njëjtës fushë me famë botërore. Në këtë panair ishin bashkë dhe shumë prodhues të mirënjohur të verërave. Dje mund të kishte qenë një ditë tjetër, ku mediet tona dhe të Evropës të ishin të mbushura me lajme për atë që ndodh në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës. Dita e djeshme tregoi se cila është rruga dhe cila është zgjedhja e Ballkanit të Hapur. Sot dua ta them me krenari që edhe zgjidhja e lëvizjes me karta identiteti është një zgjidhje e Ballkanit të Hapur. Dua t’i shpreh respektin tim presidentit të Serbisë që ka dhënë një sinjal shumë të qartë për të gjithë, që zgjedhja e parë është paqja”, tha Rama.

Në samitin e ditës së sotme pritet të finalizohet marrëveshja për tregtinë pa kufizime të ushqimeve mes vendeve të kësaj nisme. Sakaq në orën 13:00 pritet konferenca për shtyp e liderëve të Ballkanit të Hapur.

About Redaksia

Check Also

Nuk i gjetën asnjë shkelje, Gjyqtari shkarkohet nga Rama pse i dha vulën PD-së

Gjyqtari Agron Zhukri duket se ka ‘ngecur’ në rrjetën e vettingut. Sot Komisioni i Pavarur …

Leave a Reply