Dokumenti/ Gugallja e inceneratorëve i dhuroi gruas së Blushit të Ramës një “Range Rover”

· PD me pyetje të përditshme për inceneratorët: Ja dokumentet që shtyjnë Ben Blushin e Ramës që të mbyllë sytë, gojën dhe ekranin e një prej televizioneve më të mëdha në vend, për aferën më të madhe të shekullit.

Deklaratë e anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi

Sot do t’ju dëshmojmë me dokumenta të cilat provojnë, në mënyrë të padiskutueshme se, në aferën e inceneratorëve, është përfshirë, përdorur dhe blerë, media dhe drejtues të saj.

Kjo është arsyeja se pse mediat, nga më të voglat deri te më të mëdhatë, kanë heshtur kur është folur nga opozita për inceneratorët, nuk kanë organizuar debate ose panele, për këtë vjedhje të shekullit, që kap 430 milionë euro.

Në këtë shumë stratosferike ka patur thela, jo të vogla, po të gjykosh nga heshtja për drejtorë të mëdhenj, me libra apo pa shkollë, të cilët janë kavërdisur në tiganin plot të vjedhjes qeveritare.

Jo vetëm drejtorët, por edhe gratë e tyre, të cilat kanë udhëtuarsi zonja në makina luksoze të ofruara pa teklif nga grabitqarët e parave publike.

Dokumenti që po shfaqim sot dëshmon se si Stella Gugallja, pronare e Albtek energy i ka dhuruar një Range Rover të bardhë, gruas se ish kryetarit të Libra, ish deputetit socialist, dhe ish drejtorit të Top Media, Ben Blushi.

Ky ka qenë kali i bardhë në pajën që Blushët kanë marrë nga banda e inceneratorëve.

Në vijim do të japim prova të tjera, që e kanë shtyrë Blushin e Ramës që të mbyllë sytë, gojën dhe ekranin e një prej televizioneve më të mëdha në vend.

Pyetjet në vijim, besoj se i bën gjithë secili prej jush kur sheh këtë dokument:

1. A kanë shkuar paratë publike të shqiptarëve te gazetarët dhe mediat që të mbronin mega-aferën korruptive të inceneratorëve?

2. A ka gazetarë me kontrata, fiktive ose jo, me pronarët e inceneratorëve, përfshirë ata në kërkim ose Edi Ramën?

3. A ka marrë dhurata të tjera Blushi nga bosët e inceneratorëve?

4. A janë në biznes së bashku apo ka qenë një dhuratë ‘shoqërore’?

5. A ka ndikuar kjo dhuratë në trajtimin që media e drejtuar Blushit i ka bërë mafias së plehrave?

About Redaksia

Check Also

Meta: Jam optimist për fitoren e opozitës, 80% e shqiptarëve tashmë janë në opozitë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ftuar në emisionin ‘A Show’ me Adi …

Leave a Reply

Your email address will not be published.