Studimi “Rockfeller” për “Ballkanin e Hapur”/ I shërben pushtetit personal të Ramës dhe  Vuçiç 

Deklaratë e anëtarit të Kryesisë së PD, Aldo Bumçi

Një studim i ditëve të fundit i Institutit Rockefeller mbi Ballkanin e Hapur, rikonfirmon edhe një herë alarmin e ngritur nga Partia Demokratike se, kjo nismë synon t’i shërbejë pushtetit personal të Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç.

Më shume se kaq është pjesë e axhendës së tyre të përbashkët për ta mbajtur rajonin jashtë Bashkimit Europian, thekson studimi.

Po aty nxirret zbuluar faktin se kjo nismë nuk lindi prej frustrimit të 6 vendeve ndaj
politikës së zgjerimit të BE, sikundër duan ta shesin Rama dhe Vuçiç.
JO! Erdhi prej nevojës së dy autokratëve ballkanas për të krijuar një aleancë të ‘vakuumit europian’, ku standardet e vetme janë vjedhokracia dhe autoritarizmi.

Studimi nxit edhe më tej dyshimet mbi axhendën e fshehtë të kësaj nisme, kur evidenton se Bosnje Hercegovina e refuzon pjesëmarrjen në Ballkanin e Hapur për shkak se i trembet cënimit të pavarësisë së saj. Ky vend, bashkë me Kosovën e Malin e Zi, e shohin Ballkanin e Hapur si rrezik që minon rrugën e tyre europiane.

Studimi rikonfirmon shqetësimet e pësëritura se Ballkani i Hapur priret të thellojë edhe më shumë ndasitë mes vendeve të rajonit, në vend që të rrisë bashkëpunimin gjithëpërfshirës, sikundër pretendojnë Rama dhe Vuçiç.

Studimi i Rockefeller Institute përsërit skepticizmin e shprehur nga Bashkimi Europian, i cili e ka bërë të qartë se mirëpret çdo nismë të bashkëpunimit rajonal që përmbush dy kushte të panegociueshme:
1– të jetë gjithëpërfshirëse, dhe
2 – të ketë orientim të qartë pro-europian.

Ballkani i Hapur dëshmohet edhe njëherë një non sens politik dhe ekonomik nga qendrat prestigjioze ndërkombëtare.

Një grup analistësh amerikanë dhe europianë të gjeopolitikës, si Ed Jospeh e të tjerë, kanë artikuluar kundër kësaj nisme.

Vetëm Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç e konsiderojnë gjënë e duhur.
Njëri si vasal e tjetri si padron.

About Redaksia

Check Also

Berisha i kujton Yuri Kim çfarë ndodhi në ’97: Një ambasadore u largua, por jo SHBA

Kryetari i PD, Berisha i kujtoi ambasadores Yuri Kim se nuk ka pasur asnjë ndërprerje …

Leave a Reply

Your email address will not be published.