Skandali/ Rama i jep vëllait të tij hetimin tatimor me koncesion për 20 vite!

Kryeministri Rama, ka vendosur të dhurojë çdo pasuri e shërbim shtetëror, që krijon përfitime vetëm për privatët dhe favorizim të krimit ekonomiko- financiar. Për këtë koncesion të Olsit me firmën mafioze offshore në Hong Kong, u bë “kurban” dhe ish-Ministri i Financave, Shkëlqim Cani…

Referuar mbledhjes së qeverisë më 31 gusht 2022, “Pamfleti” publikoi vendimin e koncesionit për lëshimin e certifikatave elektronike të quajtur “Çelësi Publik”, që lidhet me fiskalizimin e bizneseve, të cilat i do t’i hiqen Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit e do t’i jepen  privatit.

 

Vetëm Edi Rama e di cili është personi, që do ta marrë për 20 vite këtë koncesion certifikatash fiskalizimi, i cili do prodhojë mbi 200 milionë Euro që nuk do t’i marrë shteti,

Por ne dimë, se prej 3 ditësh në Ministrinë e Financave, ka filluar “aksioni” i një koncesioni tjetër me afat 20 vite, për dy lloje shërbimi: menaxhim i borxhit tatimor dhe drejtimi të Hetimit Tatimor, nga një firmë private.

Sipas informacionit konfidencial, ky koncesion i pa kërkuar nga qeveria, do t’i jepet firmës offshore “M.POS Limited” me qendër në Hong Kong dhe filial në Tiranë e në disa vende  të Botës së Tretë, që merret me menaxhimin e borxheve tatimore.

Sa për kujtesë, firma offshore “M.POS Limited”, është futur në Shqipëri në muajin shkurt 2016 nga Olsi Rama, me koncesionin 10-vjeçar për menaxhimin e sistemit të TVSH në tatime, që do të fitonte në total 180 milionë Euro për 10 vite, ndërsa shtetit do t’i jepte 42 milionë Euro.

Ky koncesion i Olsi Ramës me firmën offshore në Hong Kong, bëri “kurban” ish-Ministrin e Financave, Shkëlqim Cani, i cili e refuzoi dhe e bllokoi, me argumentin se ishte vjedhje e të ardhurave të shtetit nga tatimet.

Mirëpo koncesioni tatimor “M.POS Limited” i Olsi Ramës me afat 20 vite, ka “rilindur” përsëri me një operacion të përshpejtuar në Ministrinë e Financave, i urdhëruar nga vëllai i kryeministrit.

Koncesioni do ketë si objekt, menaxhim-mbledhjen e borxheve që kanë bizneset e vogla e të mesme; të cilave, duke filluar nga muaji janar 2023, çdo detyrim do t’u mblidhet nga kompania private, pas të cilës qendron Olsi Rama dhe “kompetenti i piramidave” të Sali Berishës.

Duke e justifikuar koncesionin, me gjoja pamundësinë e tatimeve për të mbledhur borxhet, qeveria ka vendosur që firma private të përfitojë 70% të detyrimeve të mbledhura nga bizneset, ndërsa 30% do t’i jepen shtetit.

Për të mbledhur borxhet, firma koncesionare do ketë mbështetjen me këcënime e presione nga Policia e Shtetit, Policitë Bashkiake dhe institucionet që kanë kompetencë gjobat dhe bllokimin e  aktivitetit të bizneseve, siç veprohet me siguracionet e makinave.

Brenda koncesionit privat, do përfshihet dhe shërbimi i Hetimit Tatimor Shtetëror për të 4 kategoritë e bizneseve; që sipas ekspertëve, duke iu hequr shtetit, do jetë një burim korrupsioni i shfrenuar, por këtë herë në dorën firmës private.

Ndërkohë që në SHBA dhe në asnjë vend të BE e rajonit tonë, hetimi nuk tatimor nuk kryhet me koncesion privat, mirëpo në Shqipëri shtet është vetëm Edi Rama e bën siç dëshiron./Pamfleti

About Redaksia

Check Also

Dokumentat e hakerave, dy ministra dhe dy deputetë të Ramës kontigjentë krimi

Spiropali, Peleshi, Kodheli dhe deputeti tjetwr i PS Luan Duzha janë kontigjentë krimi sipas dokumentave …

Leave a Reply

Your email address will not be published.