Tentoi të kalonte kufirin, vdes në Komisariat 57-vjeçari, banorët akuzojnë policinë për dhunë

Një 57-vjeçar me emrin Thoma Konomi nga Zagorie i Gjirokastrës, i cili tentoi të kalojë në mënyrë të paligjshme kufirin në Kakavijë gjeti vdekjen në paraburgimnin e Komisariatit të policisë së Gjirokastrës. Vdekja e tij mbetet enigmë, ndërsa banorët akuzojnë policinë se e ka dhnuar. .

Dihet se Thoma Konomi ka qenë duke kaluar kufirin ilegalisht dhe është ndaluar nga Policia Kufitare, por ai i ka kundërshtuar forcat e Policisë.

Më pas, është transportuar për në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës, ku ka qëndruar tri ditë në paraburgim deri sa doli në gjykatë.

Burime nga Policia thanë se ai nuk kishte ardhur me shenja dhune në ambientet e DVP-së dhe nuk kishte shfaqur probleme për tri netët që ka qëndruar aty.

Më pas gjykata ka dhënë masën e arrestit: “Arrest shtëpie”.

Kryeplaku i fshatit pretendon se ditë më vonë, Thoma Konomi është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në spital dhe shkak për këtë duket se ka qenë  dhuna nga policia e kufirit.

Nga spitali i Gjirokastrës nuk pronocohet askush për rastin në fjalë. Viktima jetonte vetëm në Zagorie dhe asnjë nga familjarët e tij nuk ka hedhur dyshime.

Burimet bënë të ditur se viktima ishte me një veshkë dhe vuante nga një sëmundje që kishte të bënte me përdredhjen e zorrëve. Pas publikimit të rastit në media, SHÇB-ja ka nisur sot menjëherë hetimet.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply