Largimi i kësaj maxhorance është shpëtimi i Shqipërisë. Ka një armik të egër sot për çdo shqiptar, dhe ky armik është Edi Rama, në të gjitha rrafshet. Se cila ishte dhe është PD-ja ju patët rastin ta shifni dhe do të keni rastin ta shifni. Sot vendi ka një opozitë më të fuqishme se ndonjëherë dhe Edi Rama në një farë mënyrë i ka kohërat e numëruara. Ishte në Beograd, dëshmoi se Shqipërinë e do serbisht. Atje do të shkojë, nëse lejohet.
E vërteta është se ai do të japë llogari për të gjitha vjedhjet monstruoze që ka bërë para ligjit shqiptar dhe ato vepra penale, nuk bëjnë vite por shumë dekada dënim për Edi Ramën.
Opozita është në betejë me Edi Ramën. Kryetarja e Kuvendit është thjeshtë një instrument në duart e tij. Çdo gjë është e përcaktuar nga njeriu që vendosi monizmin absolut në Shqipëri dhe që duhet të ikë sa më shpejt dhe sa më parë, në mënyrë që Shqipëria të vendosë sistemin demokratik pluralist.