Zgjidhet kryeministrja e re e Britanisë së Madhe, kush është Lizz Truss

Lizz Truss është kryeministrja e re e Mbretërisë së Bashkuar. Ja çfarë duhet të dini për të nëse nuk e ndiqni rregullisht politikën

BBC

Ajo fitoi një garë lidershipi, jo zgjedhjet e përgjithshme

Ajo ka pasuar Boris Johnson si udhëheqëse e Partisë Konservatore, duke fituar më shumë vota nga anëtarët e kësaj partie. Nëse nuk thirren më herët, zgjedhjet e ardhshme parlamentare nuk do të mbahen deri në janar të vitit 2025.

Ajo do jetë kryeministrja e tretë femër

Të gjitha kryeministret femra deri më tani kanë qenë konservatore.

Ajo i përshkruan prindërit e saj si ‘të krahut të majtë’

E lindur në Oxford, familja e saj u zhvendos në Paisley të Skocisë kur ishte katër vjeç, më pas në Leeds ku shkoi në një shkollë të mesme shtetërore. Ajo ka thënë se nëna e saj e mori në marshimet e protestës kundër armëve bërthamore.

Ajo ishte fillimisht një Liberal Demokrate

Ndërsa ishte në Universitetin e Oxford-it, ajo bëri fushatë për Liberal Demokratët dhe në konferencën e partisë në vitin 1994, ajo foli në favor të shfuqizimit të monarkisë. Ajo kaloi te konservatorët teksa ishte ende në universitet.

Ajo është 47 vjeç, e martuar dhe ka dy vajza

Pas universitetit ajo punoi si kontabiliste për kompanitë Shell dhe Cable&Ëireless dhe u martua me kolegun e saj, Hugh O’Leary në vitin 2000. Familja jeton në Thetford, Norfolk.

Ajo ka punuar për tre ish-kryeministra

Ajo u promovua nga David Cameron si Sekretare e Mjedisit dhe punoi si Sekretare e Drejtësisë nën Theresa May. Ajo u bë përfundimisht Sekretare e Jashtme nga Boris Johnson në vitin 2021.

Ajo frustrohet kur e krahasojnë me Margaret Thatcher

E pyetur nëse e krahason veten me ish-kryeministren konservatore, ajo nuk u pajtua me këtë, duke thënë: “Nuk e pranoj këtë, unë jam personi im”. Kur ishte 9 vjeç, ajo luajti rolin e Thatcher në një shfaqje teatrale shpotitëse në shkollë. Ajo mesa duket ‘ka marrë zero vota… as unë vetë nuk e kam votuar’.

Ajo është zotuar për të ulur taksat që nga dita e parë

Kjo përfshin edhe heqjen e rritjes së Sigurimeve Kombëtare që hyri në fuqi në prill dhe pezullimin e taksave të gjelbra nga faturat e energjisë për të ndihmuar njerëzit që të përballojnë kostot në rritje.

Ajo votoi për të mbetur në BE gjatë referendumit për Brexit

Por pas rezultatit, ajo ndryshoi mendje dhe e shpalli Brexit si një mundësi për Mbretërinë e Bashkuar. Ajo ishte e njohur në mesin e konservatorëve që mbështesin Brexit në zgjedhjet për lidershipin.

Ajo u bë virale pas një fjalimi që bëri për djathin

Para se të hynte në garën e lidershipit, shumë e njihnin nga një fjalim në Kongresin e Partisë Konservatore në vitin 2014, kur ajo promovoi me entuziazëm djathi dhe mishin e derrit britanik.

About Redaksia

Check Also

Tramp bën mirë të ndezë buldozerin

Mike Huckabee Pak kohë ka kaluar nga hera e fundit kur dhamë detaje në lidhje …

Leave a Reply