Messi po kthehet në ditët e tij të mira

Sergio Aguero beson që Lionel Messi mund ta ndihmojë Paris Saint-Germain për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon, teksa ylli i Argjentinës “po i kthehet ditëve të tij më të mira”.

Messi ka shënuar tri gola dhe ka bërë pesë asiste për ta ndihmuar PSG për një ecuri të pa humbje në të gjitha ndeshjet e Ligue 1, por presioni është tek kampionët francez që të sfidojnë seriozisht për trofeun e Ligës së Kampionëve këtë sezon.

Ish bashkëlojtari të Argjentina i Messit, Aguero e beson këtë, dhe thotë se duke falënderuar Messi, PSG mund ta fitojë sivjet Ligën e Kampionëve.

“Skuadra ku luan Leo është gjithmonë favorite për ta fituar. Ai duket se është kthyer në më të mirën e tij dhe Leo ka një mentalitet fituesi që ai e ka në çdo skuadër që aspiron për të arritur çdo gjë. Ne e dimë shpirtin garues të tij. Aq më pak që në skuadër ka lojtarë të mëdhenj si Mbappe dhe Neymar. PSG tashmë ka fituar edhe përvojë të mjaftueshme në Europë”, tha Aguero për Stake.

Messi ishte kritikuar shumë nga tifozët e PSG-së gjatë sezonit të tyre të parë në klub pasi u transferua në këtë skuadër si transfer i lirë pa kontratë. Por, 35 vjeçari ka bërë një fillim të mirë këtë sezon bashkë me Neymar dhe Mbappe, me treshen që tashmë kanë ndezur të gjithë cilindrat.

Messi bashkë me PSG e fillojnë sezonin e ri në Ligën e Kampionëve me një ndeshje të fortë kundër Juventusit të martën në Paris.

About Redaksia

Check Also

“Dueli i së ardhmes”, në Spanjë të sigurt: Endrick-Yamal, yjet e futbollit botëror!

C.Ronaldo- Leo Messi, dueli i tyre i përjetshëm, dhe ajo që i dy yjet e …

Leave a Reply