Leskaj: Sekti Rama ekzekuton krimin e rradhës në Vlorë me TEC-et lundruese

Nga Bujar LESKAJ

Në datën 8 shtator TEC-et lundruese në anije mbërrijnë në Vlorë.

Një katastrofë e vërtetë ekologjike, njerëzore e ekonomike për Vlorën, si rrjedhojë e ndotjes, e cila do të krijohet nga djegja e naftës bruto, pikërisht në gjirin turistik të Vlorës, duke asfiksuar industrinë e turizmit aty, duke ndotur ajrin, dëmtuar florën e faunën, duke zhdukur plazhet. Për të gjithë ata që e njohin Vlorën, Laguna e Nartës dhe Pylli i Sodës, dy pika të atraksionit turistik e ekonomik do të zhduken.

Kostoja ekonomike është shumë e lartë: shteti do t’i paguajë kompanisë 63.000 $ në ditë për 2 vjet.

Natyrisht këto para do të dalin nga xhepat e qytetarëve shqiptarë, të cilët do të varfërohen edhe më shumë.

Natyrisht që këtë ndotje të mjedisit, këtë dëm të turizmit, këtë korrupsion e shpërdorim sekti Rama përsëri do ta hedhë mbi shpinën e qytetarëve shqiptarë!

Një skemë e ngjashme si me aferat korruptive dhe prokurimet publike që kryen sekti Rama.

Kësaj katastrofe, kësaj marrëzie, kësaj afere korruptive qytetarët e Vlorës dhe jo vetëm duhet t’i thonë NDAL!

Prandaj është koha që të gjithë qytetarët e përgjegjshëm të Vlorës dhe jo vetëm, duhet që haptazi dhe pa rezerva të mbështesin shoqatat e ambientalistëve, intelektualët e angazhuar ose jo dhe shoqërinë civile, të cilat po ngrenë zërin duke sensibilizuar opinionin qytetar kundër një marrëzie të tillë.

About Redaksia

Check Also

Olsi Rama kërcënon SPAK

Olsi Rama ka kërcënuar dje përmes një letre publike direkt SPAK në lidhje me laboratorin …

Leave a Reply