Berisha paralajmëron protesta të fuqishme popullore

Kryetari i PD, Sali Bersha u shpreh në një dalje për gazetarët para Kuvendit se, “Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë” dhe do të miratojë një axhendë që ka si synim një protestë të qëndrueshme popullore në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë.

“Padiskutim që koordinimet do të bëhen protesta. Ka një front opozitar që do të mblidhet. Do të mblidhet “Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë” dhe do të miratojë një axhendë që ka si synim një protestë të qëndrueshme popullore në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë”, tha Berisha.

Berisha tha më tej se, Parlamenti është kujdesur në maksimum për triumfin e krimit në ekonominë shqiptare.

“Parlamenti është kujdesur në maksimum për triumfin e krimit në ekonominë shqiptare. Ligji për amnistinë fiskale për të cilin flet me të madhe Edi Rama dhe që do ta kalojë.
Ligji për dhunimin e medias, ishte në rend dite, paketa e mediave.
Ligji tjetër për drogë, legalizimin e kanabisit. Ka një kujdesje të veçantë që të sanksionohet me ligj ekonomia e krimit në Shqipëri apo krimi të kapë ekonominë shqiptare.

Mendoj se shqiptarët do të arrijnë ti japin përgjigjen e merituar kësaj maxhorance në tërësi, parlamentit dhe qeverisë në këtë stinë e cila lajmëron më shumë se çdo gjë tjetër, protesta të fuqishme popullore”, u shpreh Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Olsi Rama kërcënon SPAK

Olsi Rama ka kërcënuar dje përmes një letre publike direkt SPAK në lidhje me laboratorin …

Leave a Reply