Nëntë vite më parë i jeni drejtuar Ramës kështu: Ke përdorur bandat për të ardhur në pushtet, të lutem tërhiqu për hir të Shqipërisë dhe tëndin. Nuk e di se sa e keni besuar se ai do të tërhiqej. Por është bërë evidente që ai ka pasur një plan, para se të vinte në pushtet.
Lidhjet e Ramës me krimin e organizuar nuk janë të sotme, por shumë të hershme, përpara se ai të futej në politikë. Lidhje që ka ushqyer, kur ishte kryetar bashkie, kur ishte kryetar i opozitës dhe tani si kryeministër.
Në vitin 2013, ai u bë kryeministri i vetëm që i shkon në zyrë ministrit të tij të brendshëm dhe brenda një nate u shkri e gjithë kupola drejtuese e Policisë së Shtetit. Jo vetëm në drejtorinë e Përgjithshme, por edhe në qarqe.