Berisha: Kjo qeveri erdhi me drogën, i pari dhe i vetmi narkoshtet në Europë

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se, qeveria e Edi Ramës ka ardhur në pushtet me drogën, jemi i pari dhe i vetmi narkoshtet në Europë. Berisha tha se, kjo solli pasoja të rënda për Shqipërinë ndërsa shtoi se trafikantët shqiptarë u vërsulën të pushtojnë kartelet e kokainës në Amerikën Latine.

“Në raport me sigurinë kombëtare, atë të qytetarëve, rendin, jetën, në raport me veprimtarinë e policisë dhe organeve ligjëzbatuese, ajo që ka pasur efektin më shkatërrimtar në Shqipëri, ka qenë dhe është droga. Ju jeni dëshmitarë se, kjo qeverisje erdhi me shenjën e drogës. Erdhi me skaf. Nga të gjithë politikanët shqiptarë, njëri i vetmi në atë kohë që kishte skaf, dhe i vetmi në atë kohë që u emërua ministër.

Në një akt shkatërrimtar për rendin, goditën policinë kriminale, që ishte përballur ndërvite me sukses me banda të ndryshme duke i vënë para ligjit dhe i hapën rrugë, shndërrimit të Shqipërisë në Kolumbi apo kanabistan. Analistë, media të huaja, kanë deklaruar në mënyrë të përsëritur se në Shqipëri në këto vite u ndërtua narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë.

Ishte me pasoja jashtëzakonisht të dëmshme dhe të rrezikshme për Shqipërinë, politika e kanalizimit të saj. Ajo krijoi miliarda e miliarda euro, me të cilat trafikantët shqiptarë u vërsulën të pushtojnë kartelet e kokainës në Amerikën Latine.

Më kujtohet një shifër e autoriteteve italiane. Në vitin 2012, kanë marrë gjithsej nga Shqipëria, 12.6 kilogramë kokainë, sipas raporteve të tyre. Raporti i grupit të Dublinit shprehej qartë se rruga e heroinës nuk kalon më nëpër Shqipëri, por devijoi nga Maqedonia drejt Serbisë dhe Europës. Ishte gabimi më i madh që iu bë me inkurajimin e kanalizimit të Shqipërisë”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply