Berisha: Kontrata e satelitëve u firmos me korrupsion

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh gjatë një takimi me ekspertë të policisë dhe gazetarë, tha se, Rama e firmosi kontratën për satelitët bazuar në konkurrencë me dialog. Me korrupsion.

“Nëse do të firmosësh kontratë ballë hapur, hap tender të hapur dhe kaq e gjithë puna.Siç u firmos kontrata e djegësave, tenderi i mbyllur. Tani nuk thuhet më kështu, por e kanë zëvendësuar me konkurrencë me dialog”, tha Berisha.

“Lufta ndaj korrupsionit është një kusht themelor për funksionimin e shtetit dhe policisë dhe për ne ka qenë e mbetet një përparësi absolute. Ka pasur korrupsion, unë nuk them, por Shqipëria në luftën ndaj korrupsionit ka pasur disa arritje më të jashtëzakonshme të dokumentuara.

Nëse sot, ky kryetari i Bashkisë së Tiranës, por e shihja dje ndërton shkollën me 4 milionë euro. Me 620 mijë euro ndërtohet shkolla në Berlin, e standardit Europian. Kjo gjendej është edhe në polici, ushtri.

Sot takoja një ushtarak dhe më thoshte se aty nuk ka tjetër problem veçse tenderat. Iku sekretari i Përgjithshëm këtë të satelitëve. Erdhi ai që firmosi satelitët. Si u firmosën satelitët. Nuk kisha dëgjuar kurrë më parë edhe pse unë me zyrë jam marrë.

Konkurrencë me dialog. U firmos kontrata bazuar në konkurrencë me dialog. Me korrupsion. Nëse do të firmosësh kontratë ballë hapur, hap tender të hapur dhe kaq e gjithë puna.

Siç u firmos kontrata e djegësave, tenderi i mbyllur. Tani nuk thuhet më kështu, por e kanë zëvendësuar me konkurrencë me dialog.

Pra, lufta ndaj korrupsionit është një fushë tjetër themelore për funksionimin e policisë. Do të ketë mbështetjen më të madhe dhe jam plotësisht dakord me ju”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Ai ka kapacitet të përballet vetë”, Rama shet vëlla Olsin?

Kryeministri Edi Rama ka komentuar dhe akuzat e bëra ndaj reportazhit të RAI 3 ndaj …

Leave a Reply