Ngrirja e marrëdhënieve diplomatike me Iranin, një akt i vonuar dhe gjysmak

Sali BERISHA

Ngrirja e marrëdhënieve diplomatike me Iranin një akt i vonuar dhe gjysmak
Të dashur miq, Republika Islamike e Iranit gjatë këtyre viteve ka projektuar për të ndërmarrë ndaj Shqipërisë një seri aktesh subversive dhe armiqësore të rrezikshme. Për këto akte, në mënyrë të përsëritur, kemi kërkuar ndërprejen e marrëdhënieve diplomatike me regjimin e ajatollaheve të Iranit.

Por kërkesat tona nuk janë marrë parasysh nga autokrati i Tiranës. Kjo ka patur shkaqet e veta obskure të lidhjeve të përfolura të fshehta, Rama-Veliaj me regjimin e ajatollaheve, të denoncuara nga une mënyrë të përsëritur, në parlament dhe jashtë tij. Mundet që prapa këtyre lidhjeve qëndrojnë edhe financime të fshehta të regjimit të ajatollaheve për ardhjen e PS në pushtet.

Duke dënuar me forcën më të madhe të gjitha aktet subversive të Iranit ndaj Shqipërisë, sot kërkoj, jo ngrirjen por ndërprerjen e plotë të marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me Republikën Islamike të Iranit. sb

About Redaksia

Check Also

“Baton Haxhiu, përkthyesi i Arkanit”/ Dëshmia e fortë e Vudi Xhymshitit për lidhjet me Beogradin të analistit

Gazetari shqiptar nga Britania e Madhe, Vudy Xhymshiti ka bërë një investigim të plotë të …

Leave a Reply