Belinda: Do të vendosim panele diellore në tarracat e pallateve

Nga 1 tetori, çdokush që harxhon më shumë se 800 kWh energji elektrike do ta paguajë me çmimin e tregut. Ky është thelbi i konferencës së sotme për shtyp të ministres së Energjetikës, Belinda Balluku.

Nga ky vendim do të preken të gjithë ata që paguajnë fatura të energjisë elektrike më shumë se 7 600 lekë në muaj. Çdo kilovat i konsumuar mbi këtë fashë do të paguhet deri në 4 herë më shtrenjtë krahasuar me çmimin aktual.

Si përkthehet kjo?
Kryesisht gjatë dimrit familjet shqiptare konsumojnë më shumë energji elektrike për shkak të të ftohtit dhe se një pjesë e pajisjeve përdoren pikërisht për t’u ngrohur. Aktualisht, konsumatorët familjarë e paguajnë një kilovat energji elektrike me 9.5 lekë të reja, e cila për 800 kWh që është fasha limit, përkthehet në një faturë mujore prej 7 600 lekësh.

Ndërkohë, çmimi i energjisë elektrike sot në treg është rreth 42 lekë për kWh. Çdo kilovat i harxhuar mbi fashën 800 kWh do të paguhet me këtë çmim.

Afati
Balluku shtoi se kjo fashë do të zgjasë së paku deri më 31 dhjetor. Ndërsa më pas do të rishikohet.

“Cdo kilovator mbi 800 kilovator është 42 lekë në total. Kjo do të jetë deri më 31 dhjetor më pas do analizohet sërish, për të parë se ku jemi.” tha Balluku.

“Do kemi një taskforcë për humbjet në rrjet. Monitorim në terren i punonjësve të OSHEE.”

Balluku u shpreh se ka nisur një projekt për vendosjen e paneleve diellore në tarracat e pallateve. Me këtë projekt qeveria do të financojë 70 % të çmimit.

“Kemi nisur një projekt me 2 mijë abonentë. Dhe do japim 70 % financim nga shteti për panelet diellore për ngrohjen e ujit. Kjo është 20-30% për ngrohjen e ujit konsumi i përgjithshëm për familjet.” tha Balluku

About Redaksia2

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply