Noka në Kuvend: Më kanë zgjedhur demokratët deputet, jo Ali Basha!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, deputeti Flamur Noka ka reaguar ashpër në Kuvend pasi kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla në shkelje të Kushtetutës e ka cilësuar si deputet të pavarur. Unë jam Flamur Noka, deputet i PD. Me çfarë tagri ma shkruan emrin tek lista “deputet i pavarur jashtë grupeve parlamentare”, iu drejtua Noka Nikollës

“Demokratët më kanë zgjedhur si deputet të tyre, nuk më ka zgjedhur Ali Basha, jam deputet i PD, më thoni cili nen i kodit apo i kushtetutës i jep të drejtë shërbëtorit të Ramës të më përcaktojë se si jam unë. Nuk mund të ma caktojë askush për sa kohë nuk është e caktuar në Kushtetutë e në rregullore. Nxirreni aty e thoni se në cilën nen e ligj apo në këtë vendim se Flamur Noka nuk është deputet i PD, ju jeni thjesht spikere, ju duhet t’i referoheni ligjit e rregullores”, u shpreh Noka.

About Redaksia

Check Also

Universiteti i Tiranës 30 tendera, vetëm 1 për shkencë, 190 mijë euro për kokteil e ceremoni

Universiteti i Tiranës u rendit në dhjetëshen më të keqe në Europë, në një listim …

Leave a Reply