Bozdo: Kosova 100 milionë euro për efektet e çmimit të energjisë, Rama ndihmë qesharake

Anëtari i kryesisë së PD, Eno Bozdo, në një intervistë për RTV Ora, u shpreh se nuk do të ketë asnjë masë për ata në nevojë për rritjen e çmimit të energjisë. Sipas tij, qeveria do të veprojë njëlloj sikurse gjatë kohës së pandemisë, kur dha shumë pak krahasuar me rajonin për shtresat në nevojë.

Bozdo: Duhet të ishte ulur konsumi në një situatë të pazakontë, nuk ka asgjë të keqe, por vendet e tjera e bëjnë me paketa shoqëruese që zbusin kostot. 60 përqind e paktës e çmimit të energjisë në Greqi subvencionet nga shteti. Tani imagjinoni se do të rritet çmimi dhe nuk do të jepet asgjë për shtresa në nevojë, të cilët nuk konsumojnë mbi 800 kwh në muaj. 90% e bizneseve në Tiranë furnizohen me tensionin që furnizohemi edhe ne. Këta konsumin mbi 800 e kanë normal në dimër. Si do të faturohen këta? Do të rritet domino çmimit.

Prandaj furrat e bukët duhet të subvencionohet. Edi Rama kundërshton veten përgjatë viteve dhe është kthyer në qesharak, por unë mendoj se për konsumatorët normalë nuk do të ketë asgjë, ashtu si për ekonominë gjatë covidit. Vendet e rajonit dhanë për frymë 5-10 fish sesa dha qeveria shqiptare. 100 milionë euro e ka Kosova për efektet e krizës. Ndihma me qeverisë shqiptare është qesharake.

About Redaksia

Check Also

Në dreq Ambasadorë memecë ndaj hajdutërisë mafioze

Ne dreq Ambasadoret memecë ndaj hajdurise mafioze te pandeshkuar te Rames e Veliajt dhe llafane …

Leave a Reply