Helmohen 9 punonjës të një fabrike në Fier, Policia: U “mbytën” prej një parfumi

9 punonjës të një fabrike ulliri janë dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit, pasi kanë pasur shenja helmimi. Deri më tani gjendja e tyre paraqitet e stabilizuar, por po mbahen në spital për të qenë nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa lidhur me shkakun e helmimit ka bërë me dije se dyshohet se “fajtor” është një parfum i përdorur nga njëra prej këtyre të helmuarave që kanë përdorur produktin. Megjithatë ky është dyshimi paraprak për shkakun e helmimit, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Fier / Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në Spitalin Rajonal Fier, kanë shkuar me shenja helmimi dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, 9 shtetase, të cilat punojnë në një fabrikë përpunim ullinjsh, në aksin rrugor “Fier – Vlorë”. Nga verifikimet paraprake, dyshohet se helmimi i tyre ka ardhur si pasojë e një reaksioni të shkaktuar nga produkti aromatizues (parfum) i përdorur nga njëra prej këtyre shtetasve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

About Redaksia

Check Also

Dokumentat e hakerave, dy ministra dhe dy deputetë të Ramës kontigjentë krimi

Spiropali, Peleshi, Kodheli dhe deputeti tjetwr i PS Luan Duzha janë kontigjentë krimi sipas dokumentave …

Leave a Reply

Your email address will not be published.