Ylli i Ramës thotë se qeveria do vendosë edhe një kuotë sa duhet të luani në baste!

Një nga zërat më të fortë për hapjen e basteve sportive në Shqipëri, ish-deputeti Fidel Ylli thotë se Shqipëria duhet t’i legalizojë bazuar në ligjet e shteteve të Bashkimit Europian, të cilat i kanë të lejuara me ligj.

Ylli mori rastin e Suedisë duke thnëë se në rastin kur një person e ka rrogën 2500 euro, nuk do të mund të luajë më tepër se 500 euro. Ai tha se kuotën se sa para mund të luhen, do ta vendosë qeveria.

Ish-deputeti, si shembull, nxorri në emision një paketë duhani me mbishkrimin “Duhani vret”, duke thënë se qeveritë e lejojnë të shitet, edhe pse ata që ta sheshin thonë se “të vret”.

“Në të gjithë vendet që duam të shkojmë ne në Europë, ka baste. Unë kam këtu të gjitha ligjet e vendeve europiane. Suedia e ka, sa e ke rrogën minimale ti? 2500 euro, nuk luan dot më shumë se 500 euro. E kontrollon sistemi, se do fusësh kartën ti. Nëse e ke ves, do luash me shuma 2 dollar, 5 dollar, 10 dollar, do luash me shuma që do t’i vendosë qeveria. Unë këtu kam një paketë, lexojeni (tregon paketë cigaresh – Duhani vret), si ka mundësi që një qeveri të lejon të shesësh atë që ai që ta shet thotë që të vret?” u shpreh Ylli në emisionin “Open”. newsbomb.al

About Redaksia2

Check Also

Roli i ish-kreut të “SPAK” në Malin e Zi në bandën kriminale, si u zbulua nga BE

Ish-kryeprokurori special i Malit të Zi, Milivoje Katniç u arrestua së bashku me një ish-zyrtar …

Leave a Reply