Nga Sorina KOTI
Varfërimi deri në shkatërrimin ekonomik!
Çdo vit, sa here vjen vjeshta-dimri diskutojme dhe debatojme per rritjen e cmimit te druve dhe energjise elektrike, per pamundesine e sigurimit te tyre dhe vuajtjen e qytetareve, sidomos per zonen Veri-Lindore (Qarku Kukes, Diber) dhe Jug-Lindore (Qarku Korce dhe pjeserisht Qarku Elbasan).
Ne, qe jetojme ne keto zona e dime se cdo te thote dimer i forte dhe i gjate…
Por, si kurre ndonjehere, kete vit drute po konsiderohen si mall luksi, pasi nuk gjen per t’i blere (te gjithe e dine dhe e thone, qe eshte monopol i deputetit Taulant Balla) dhe cmimi ka shkuar nga 4500lek/m3 ne 7500lek/m3 (druve te pa prera).
Per nje familje me dy te punesuar me te ardhura mesatare:
Paga mesatare neto 48.000×2 persona = 96.000 lek/muaj
96.000 lek- 7600lek energji (brenda 800 kë/h) – 2500lek uje – 58.000lek ushqim bazik – 18000 shpenzime femije = 10.000 lek kursime/muaj
Me keto kursime, nje familje mund te blere vetem 15m3 dru per ngrohje dimerore, kur nevojat jane per 20-25m3.
Ndersa cmimini druve te prera, nga 1800 lek ka shkuar ne 2500 lek/m3, ku te gjithe e dime, qe nuk kane as cerekun e metrit.
Ndersa per pensionistet, ku pensioni mesatar eshte 15.000lek/muaj ndersa minimumi jetik eshte perllogaritur 17.000 lek/muaj, blerja e druve dhe produkteve ushqimore eshte pothuajse e pamundur.
Keshtu qe, fasada e paketes se ndihmes per:
pensionistet (riindeksimi me 9.5%/vit);
rritja e pages per punonjesit si dhe rritja qesharake e ndihmes ekonomike me 10%,
jane mashtrimet galopante, qe u ofrohen perseri qytetareve.
Te gjithe ne e dime, se:
sa para kemi ne xhepat tona,
sa te veshtire e kemi te blejme minimumin jetik te ushqimeve, ku cmimet jane rritur me 35-40% brenda 6 muajve te fundit;
ku cmimi i druve ka arritur majat;
ku inflacioni nuk po gjen stopim;
ku pagat mbeten atje ku ka qene,
dhe kjo na sjell panoramen e varferise deri ne shkaterrim te ekonomise.
Gjithmone do e them, qe kjo situate eshte ne doren tone; eshte ne doren tone ta ndryshojme realitetin.
Reagimi qytetar … kjo eshte forca jone!