Mbretëria e Bashkuar është në zi. Mbretëresha Elizabeth II ka ndërruar jetë në moshën 96 vjeçare.
Ajo ndërroi jetë në Kështjellën Balmoral në Skoci. Pranë Mbretëreshës ndodheshin pjesëtarë të afërt të familjes së saj.
Mbreti i ri është djali i saj, Charles.
Në Pallatin Buckingham Palace në Londër janë mbledhur qytetarë të shumtë për të nderuar Mbretëreshën.
Mbretëresha Elizabeth II, erdhi në fron në vitin 1952 dhe shërbeu me devotshëmi si një figurë e respektuar jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar por edhe në mbarë botën.
Elizabeth u bë Mbretëreshë në moshë mjaft të re, pasi babai i saj Mbreti George VI ndërroi jetë në moshën 56 vjeçare, duke i lënë asaj një detyrë mjaft të vështirë, të cilën për habinë e të gjithëve e kreu me mjaft sukses, duke shëbyer me devotshmëri në fron.
Ajo ka përcjellë 15 kryeministra duke filluar me Winston Churchill dhe arriti të takojë ditën e djeshme, kryeministren e sapoardhur Liz Truss.
Fëmijët e Mbretëreshës janë Charles, tashmë Mbret i MB, Princesha Anne dhe Princi Andrew.
Mbretëresha kremtoi para pak kohësh jubileun e platinit, që shënjonte 70 vjetorin e saj në fron, duke e bërë monarken që ka shëbyer më gjatë në historinë e Mbretërisë së Bashkuar.