Spaho diskrediton Ramën: Me rrugaçët je rritur, tek ura e Lanës e ke marrë edukatën!

Deputeti i PD, Edmond Spaho, ka ngritur zërin fort në Kuvend sot duke kërkuar të drejtën e fjalës tek Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, pasi ka konstatuar një diskriminim të qëllimshëm ndaj deputetëve të PD-së së grupit të rithemelimit.

Këta deputetë janë cilësuar si “të pavarur” në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit dhe në çdo diskutim e debat, lihen të fundit. “Si armiq” ishte termi që Spaho dhe Noka përdorën për ta ilustruar këtë situatë.

Nga ana tjetër, Spaho nuk u përmbajt përballë provokimeve nga vendi të kryeministrit për këtë vërejtje që ai bëri dhe iu drejtua edhe atij me tone të ashpra.

“Është bërë një problem kronik, – tha Spaho, – radha e diskutimeve në parlament. Jua kam ngritur vazhdimisht se një grup deputetë po i trajtoni si deputetë të “njerkës”, si armiq, me të drejtë siç thotë zoti Noka.  Në çdo listë diskutimesh ne jemi renditur të fundit. Pse mbahet ky qëndrim?

Nëse ju padrejtësisht na keni caktuar që jemi të pavarur kur unë nuk ndihem i pavarur dhe rregullorja thotë që e bëj unë deklarimin, së paku na trajtoni me një fije dinjitet në kuptimin alternoji tek lista: një nga grupi i pozitës, një nga opozita, një nga grupet e tjera parlamentare dhe të katërtin a të pestin na vendosni një nga ne “armiqtë” ose vendosni dy nga mazhoranca, dy nga opozita, dy nga grupi i Fatmir Mediut dhe vendosni një nga ne! Sepse kjo nuk shkon, është e turpshme.”

Nikolla: Ju lutem, nuk ka nevojë ta bëni kor zërash aty…

Spaho: Që në tetorin e shkuar, jam i fundit që diskutoj. Po e mbyll.

*Kryeministri Rama ironizon nga vendi.)

Spako i kthehet: Po “ëmbëlsia” më e madhe jeni ju, ne duam t’ju dëgjojmë ju vazhdimisht, aq më tepër në dy vjet s’ju kemi pasur midis nesh dhe për çdo gjë hedh vetëm batuta dhe nuk habitem sepse me saçin je rritur, tek ura e Lanës e ke marrë edukatën! Me të gjithë rrugaçët dhe idiotët e Tiranës je rritur dhe këtë e reflekton”.

About Redaksia

Check Also

Bardhi i nxjerr shifrat Iris Luarasit: Qindra mijëra euro nga buxheti i shtetit, je rrogtare e Ramës!

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin “Opinion”, po flet …

Leave a Reply