Gazetari Vangjeli: Askush nuk ka mjaftueshëm para për të blerë Berishën dhe Metën

Analisti Lorenc Vangjeli ka thënë se askush nuk ka para të mjaftuehsme për të blerë Sali Berishën dhe Ilir Metën, teksa shtoi se e vetmja që që nuk ka çmim në Tiranë, është posti i kryeministrit.

Vangjeli tha ndër të tjera se një opozitë më e fortë është më e shëqndetshme edhe për qerverinë, ndërsa paralajëmroi se do të jetë e vështirë për Berishën dhe Metën të vijnë në pushtet.

Pjesë nga debati:

Meta: Opozita do bëhet bashkë me gjithë shqiptarët që kërkojnë ndryshim

Xhafo: Lorenc Vangjeli ka thënë se Ilir Meta dhe Sali Berisha e kanë provuar të jenë kryeministër dhe nuk i vihet çmim pozicionit të kryeministrit.

Vangjeli: Çdo gjë shitet dhe shitet në Tiranë. E vetmja gjë që nuk ka çmim në Tiranë është posti i kryeministrit. Askush nuk ka para të mjaftueshme në Tiranë për t’ju blerë ju (Metën) dhe zotin Berisha. Unë e kam shumë të lartë dhe nuk më afrohet njeri.

Rama mendonte se një opozitë e dobët do e bënte pushtetin e tij më të fortë, unë mendoj të kundërtën. Një opozitë e fortë është kushti për një qeveri të shëndetshme. Duke reformuar opozitën ju të dy, mendoj se shanset për të ardhur në pushtet nuk janë të larta.

Meta: Kanë qenë ndeshjet e shitura deri tani. Tani është lojë.

Vangjeli: Në këtë lojë nuk është llogaritur ajo që unë kam thënë, shfaqja e aktorit të ri që nuk kontrollohet nga qeveria.

About Redaksia2

Check Also

Tritol dhe kërcënime, bandat kriminale kanë nisur luftën pas lejimit të basteve, denoncimi

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha tha se ligji i miratuar …

Leave a Reply