Zhupa nxjerr videon në Kuvend: Po ja jepni Butrintin një sharlatani antishqiptar

Presidenti i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, Richard Hodges, arkeologut  që qeveria shqiptare ka vendosur t’i  japë për menaxhim Parkun Kombëtar të Butrintit,  është demaskuar sot edhe në aspekte të tjera në Kuvendin e Shqipërisë nga deputetja e PD-së, Ina Zhupa.

Zhupa ka shfaqur me zë dhe figurë, leksionet për Butrintit që Hodges u jep studentëve në universitetin e Romës dhe të Sienës.

Përveç dëshmive që e shfaqin atë si një antishqiptar, ai rezulton edhe një sharlatan që ka shkuar shumë larg duke përçmuar deri edhe arkeologët shqiptarë që ndër vite  kanë punuar në Butrint, duke përbuzuar përpjekjet e tyre në dekada.

Gjatë kohë që deputetja Zhupa ka shfaqur nga foltorja e Kuvendit, leksionet në gjuhën italiane të Hodges, Ministrja e Kulturës Elva Margariti nuk e ka ngritur kokën nga dosjet e saj, pavarësisht se Zhupa kërkoi që ministrja të sqarojë arsyet pse ka vendosur në bordin e menaxhimit të Butrintit, Richard Hodges.

Image

Pjesa nga fjala e Zhupës në Kuvend:

“Richard Hodges ndoshta për ju është shumë i njohur së fundmi ka dalë në dritë videot të leksioneve të tij në universitetin e Sienës dhe në Universitetin e Romës teksa shprehet dhe flet për Butrinti, Shqipërinë dhe shqiptarët, arsyeja kryesore pse unë e kam kërkuar këtë interpelancë.

Leksionet e plota mund t’i gjeni në Yuotube, nuk janë jashtë kontekstit. E kuptoj që italishtja e Hodges është shumë e çalë por do të desha t’jua përktheja.

Thotë që Shqipëria është një vend artificial, i krijuar artificialisht si një vendim politik dhe që në vitin 1913 në pjesën e jugut, deputete e së cilës jam dhe unë, pra në pjesën e Butrintit, në pjesën e Sarandës, nuk kishte asnjë shqiptar, sepse sipas Hodges atje ishin grekë dhe sipas Hodges  atje është tokë greke dhe sipas Hodges, Butrinti është grek dhe këto teritore duhet të jenë nën Greqinë!!!

Image

Besoj se ju të gjithë këtu ashtu si dhe unë nuk ndajmë të njëjtin opinionin. Por jo vetëm ne si parlamentarë, por shkenca, arkeologët shqiptarë, historianët shqiptarë dhe anglezë që kanë studiuar pjesën e arkeologjisë nuk ndajnë këtë mendim për popullin shqiptar.

Hodges vazhdon: “Miti i shqiptarëve është ndërtuar nga Enver Hoxha. Enver Hoxha ka shpikur një histori për një popull të lashtë që ndërkohë nuk ekzistonte. Dhe historianët thotë – dhe arkeologët – janë detyruar që të fshehin dhe heqin edhe zbulime sllave që janë gjetur, nga frika se mos shpalleshin kulakë! Për këtë përsëri është një video, që është shkëputur nga leksionet e z. Hodges.

(Zhupa vendos sërish videon)

Pra, edhe historia jonë është e manipuluar dhe vetëm Hodges ka tagrin ta dijë si është historia e shqiptarëve dhe kujt i takon Butrinti dhe shqiptarët.

Po për arkeologët tanë, ata që realisht kanë punuar në Butrint a e dini si shprehet?! Për ata që sipas rregullores së Fondacionit do të shkojnë dhe të marrin leje tek Hodges për të gërmuar për të restauruar për të shkruar historinë, për ata thotë që “arkeologët shqiptarë thotë, gërmonin, vinin në mëngjes, shkonin pinin raki dhe vinin pastaj mbasdite, shikonin çfarë kishin bërë punëtorët”. Ata nuk kishin metodë restaurimi dhe medemek ua solli Richard Hodges.

Ai këtu është në vitin 1994, foto e publikuar nga z. Apollon Baçe, teksa tregon teknologjinë moderne që ka ardhur në Shqipëri: Karroca me rrota dhe që mbahen me dorë dhe kjo ishte teknologjia moderne që studiuesit shqiptarë nuk e kishin. Antishkencorja dhe sharlatanizmi i takon atij!

Pra, a duhet një njeri i tillë me një të tillë të qasje të jetë në krye të Bordit të menaxhimit të Butrintit, a rrezikojnë shqiptarët t’ju tjetërsohen gjetjet e Butrinti?!” ngriti zërin Zhupa.

Image

About Redaksia

Check Also

“Daily Mail”: Demokratët kërkojnë hetim për marrëdhëniet e Kushner me Ramën

“Daily Mail” Republikanët kanë shpenzuar gjashtë muaj në hetimin e shkarkimit të Bidenit duke gërmuar …

Leave a Reply