Kryeministri mund të angazhojë këshilltarë të huaj, me 1 mln lekë në muaj.
Por në mbledhjen e sotme të qeverisë, u miratua një shtesë në vendimin nr.187, datë 8.3.2017, të Këshillit të Ministrave, që përcakton pagesat për këshilltarët e jashtëm dhe ndihmësit e jashtëm të Kryeministrit.
Sipas kësaj shtese “Përjashtimisht, Kryeministri ka të drejtë të angazhojë si këshilltarë të jashtëm edhe shtetas të huaj, ekspertë/konsulentë të njohur ndërkombëtarisht, me një pagesë jo më shumë sesa 1 000 000 (një milion) lekë në muaj, për një periudhë angazhimi jo më shumë se sa kohëzgjatja e mandatit të tij.”.
Kjo pagesë është rreth 8300 euro në muaj.