Berisha: Kjo qeveri ka flamurin e Beogradit për flamur të vërtetë

Kryetari i PD, Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvend, deklaroi se kjo qeveri ka një tjetër flamur në vend të atij evropian. Berisha tha se, flamuri i kësaj qeverie është ai i Beogradit.

“Sot ne mblidhemi këtu për një akt fasadë të radhës. Në aparencë për një akt që synon të rregullojë vendosjen e flamurit evropian krahas flamurit tonë apo flamujve të tjerë, por de facto ne vijmë këtu si vendi, si kombi, si populli i ëndrrave të grabitura, i ëndrrave të rrënuara.

Që nga mesi i viteve ‘800 dhe gjer më sot ëndrra e shqiptarëve ishte ëndërr evropiane. Ajo u formua me gjak. E vërteta para se të shkruhej në libër, u formua në një qendresë ndaj të tjerëve, që parashikonin të na konvertonin në otomanë, për të mos thënë se do na shfarosnin nga trojet tona.

Por në këtë proces të ëndrrës së grabitur, ëndrrës së vjedhur, një rol shpeshherë më të lig se vetë pushtuesit, kanë luajtur vetë shqiptarët. Një përpjekje dydekadashe e Ahmet Zogut për të shkëputur Shqipërinë nga otomanizmi 5-shekullor, u ndërpre nga një diktaturë, nga një tradhti kombëtare, e cila jo vetëm la Kosovën nën sundimin e Jugosllavisë dhe Serbisë, por bëri gjithçka që edhe Shqipërinë ta shndërrojë në republikë të ish-Jugosllavisë.

Në këto 46 vite të diktaturës staliniste, Enver Hoxha për karrigen e tij, e shkëputi Shqipërinë si asnjë vend tjetër në Europë, nga qytetërimi dhe rrjedha evropiane. Edhe vende të tjera ishin diktatura komuniste, por nuk ishin izoluese në shkallën e diktaturës staliniste shqiptare.

Lëvizja studentore shënoi një akt madhor në historinë tonë kombëtare dhe krahas përmbysjes së diktaturës, ajo lëvizje i dha fund tentakulave të Beogradit në Tiranë dhe kjo ishte arritje madhore.
Në këtë udhëtim drejt Europës, sigurisht që ne do kishim vështirësitë më të mëdha, por në mënyrën më të pamohueshme ai i dëshmua një udhëtim i pandalshëm. Ëndrra evropiane e shqiptarëve, ëndrra euroatlantike u konkretizua me anëtarësimin në NATO dhe një seri aktesh dhe marrëveshjesh me BE.

Sot ne votojmë në njëfarë aspekti përflamurin evropian dhe kjo është normale, por problemi është se kjo qeveri ka flamurin e Beogradit për flamur të vërtetë. Kryeqytet të vëtetë ka Beogradin.

Në mënyrë të befasishme, në vitin 2013, Edi Rama sikur të zgjohej nga varri Enver Hoxha, vrapoi me padurim drejt Beogradit. Mirëpo në vitet 2010-2013, pati një proces intensiv negociatash mes Prishtinës dhe Beogradit si palë të barabarta. Edi Rama u vu në shërbim të padronit të tij në Beograd dhe bëri gjithçka për të bllokuar atë proces, i cili eci deri te marrëveshja që sanksiononte njohjen indirekt mes dy vendeve. Shqipëria refuzoi të ndërhynte në procesin e negociatave. Ai ishte pozicioni që forconte më shumë se çdo pozicion tjetër, përfaqësimin e Kosovës nga qeveria e saj.

Edi Rama me shpejtësi me udhëtimin e tij në Beograd, përmbysi jkëtë raport. Përçau klasën politike dhe mbështeti projektin e Soros për ndryshimin e kufirit dhe zhbërjes së Kosovës së pavarur.

Shqipëria e përqendroi potencialin e saj drejt Beogradit dhe jo drejt Brukselit. Edi Rama, pasi dështoi me projektin e ndryshimit të kufijve si vasal i Vuçiçit, ndërmori projektin e Ballkanit të Hapur. Mos harroni se pas asaj firme tradhtare të aleancës që Vuçiç do e quante Jugosllavi plus Shqipëri, ata paraqitën hartën ku Kosova ishte fshirë. Shëtiti me hartat si një shtrig i vërtetë, si një Makbeth i çështjes shqiptare, karahas kësaj, i kundërvuri Ballkanin e Hapur projektit të Berlinit.

Shqiptarët i janë mirënjohjës Angela Merkel për dy arsye. E para, sepse ajo krijoi Procesin e Berlinit që mbajti gjallë frymën e integrimit në rajon, pasi rrezikonim të kalonim në zonë partnere. Së dyti, hodhi në kosh çdo hartë të copëtimit të kufijve”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bardhi i nxjerr shifrat Iris Luarasit: Qindra mijëra euro nga buxheti i shtetit, je rrogtare e Ramës!

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin “Opinion”, po flet …

Leave a Reply