Berisha: Rama në vitin 2013 vrapoi drejt Beogradit dhe bllokoi negociatat për njohjen e Kosovës

Kryetari i PD, Sali Berisha, bëri një denoncim të fortë në Kuvend. Ai tha se kjo qeveria ka vetëm një flamur, atë të Beogradit. Berisha shtoi se, në vitin 2013, Edi Rama vrapoi drejt Beogradit dhe bllokoi negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, që po sillnin njohjen e Kosovës.

“Në mënyrë të befasishme, në vitin 2013, Edi Rama, sikur të zgjohej nga varri Enver Hoxha, vrapoi me padurim drejt Beogradit. Mirëpo në vitet 2010-2013, pati një proces intensiv negociatash mes Prishtinës dhe Beogradit si palë të barabarta. Edi Rama u vu në shërbim të padronit të tij në Beograd dhe bëri gjithçka për të bllokuar atë proces, i cili eci deri te marrëveshja që sanksiononte njohjen indirekt mes dy vendeve. Shqipëria refuzoi të ndërhynte në procesin e negociatave. Ai ishte pozicioni që forconte më shumë se çdo pozicion tjetër, përfaqësimin e Kosovës nga qeveria e saj.

Edi Rama me shpejtësi me udhëtimin e tij në Beograd, përmbysi këtë raport. Përçau klasën politike dhe mbështeti projektin e Soros për ndryshimin e kufirit dhe zhbërjes së Kosovës së pavarur.

Shqipëria e përqendroi potencialin e saj drejt Beogradit dhe jo drejt Brukselit. Edi Rama, pasi dështoi me projektin e ndryshimit të kufijve, si vasal i Vuçiçit ndërmori projektin e Ballkanit të Hapur. Mos harroni se pas asaj firme tradhtare të aleancës, që Vuçiç do e quante Jugosllavi plus Shqipëri, ata paraqitën hartën ku Kosova ishte fshirë. Shëtiti me hartat si një shtrig i vërtetë, si një Makbeth i çështjes shqiptare, krahas kësaj, i kundërvuri Ballkanin e Hapur, Projektit të Berlinit.

Shqiptarët i janë mirënjohës Angela Merkel për dy arsye. E para, sepse ajo krijoi Procesin e Berlinit që mbajti gjallë frymën e integrimit në rajon, pasi rrezikonim të kalonim në zonë partnere. Së dyti, hodhi në kosh çdo hartë të copëtimit të kufijve”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bardhi, një pyetje për Ramën dhe një mesazh Altin Dumanit për Olsi Ramën

Kreu i Grupit Parlamentar i PD-së së Rithemelimit, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat, …

Leave a Reply