Berisha: Do të përgjysmojmë taksat, uji duhet të jetë falas

Kreu i PD, Sali Berisha gjatë një takimi me intelektualë dhe banorë të zonës së Përrenjasit nuk i ka kursyer kritikat për kryeministrin Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij Berisha tha se qeveria Rama vetëm ka vjedhur duke shtuar se paratë janë, por sipas tij çdo gjë është keq menaxhuar.

Ndër të tjera, ai theksoi se qytetarët shqiptarë meritojnë që ujin ta kenë falas, duke shtuar se shpreson që kjo të bëhet realitet.

“E kisha menduar që ujin ta marrin falas shqiptarët, e bën Austria. Thonë Austria ka plot ujëra dhe qytetarë u garanton ujë rubineti falas. U bën një dhuratë qytetarëve nga pasuritë e tyre. Nëse do t’i bëjmë dhuratë qytetarëve shqiptarë, e para është uji. Shpresojmë ta bëjmë realitet këtë”, tha Berisha, ndërsa shtoi se barra fiskale do të përgjysmohet.

Më tej Berisha tha se ka shumë probleme të cilat duhet të marrë përgjigje të merituar.

“Shqiptarët duhet të votojnë të lirë dhe të zgjedhin atë program që mendojnë se i përfaqëson, këtu do të qëndrojmë. Shqipëria do përballet më një shumësi pafund problemesh të bëra nga mendja e mbrapshtë e qeverisë. Ju kujtoj që në vitin 2005-2013, ekonomia shqiptare u rrit në 500 mld lekë, borxhi që morëm ishte 300 mld , u dyfishuan rroga dhe pensione, u ndërtuan rrugë, tunele…Por ky zotëri vetëm borxh ka marrë 500 mld dhe së paku mund të ndryshonte rrogat. Nëse shqiptarët do kishin një rrogë tre herë më të madhe nuk do të ishin larguar nga Shqipëria. Ju them se zgjidhjet janë reale, sepse lekët janë. Por ky ndërton 1km autostradë me 22 mln euro. Në Tiranë kryetari i bashkisë ndërton shkollën 4.2 mln euro. Këtu ka vetëm çmime xhepi. Ky ndërton shkollë në Tiranë 4 mln euro. Oborri i kryeministrisë nuk është oborri i shtëpisë së tij në Surrel. Përrenjasi është plot minerale. ,I shndërruan pasuritë në mallkim ligji ndërkombëtar thotë se industritë zgjedhëse i duhen lënë komunitetit, e hoqi ky. Artist është burri i botës, por ai me rrogën e artistit s’mund të bëjë më shumë se një jetë normale, shpallet investitor strategjik me 5 mln dhe merr toka në bregdet. Pasuritë shndërrohen në mallkim. Ndalemi tek çmimet ky i vetmi që mban Bordi. Këtu vazhdohet me 2 dhe mbi 2 euro. Maqedonia, ai që shpenzon sot në Maqedoni 1200 kë paguan 130 euro tarifë mujore. Ai që shpenzon në Shqipëri po kaq, paguan 250 euro. Në çdo aspekt u shndërruan edhe çmimet tani në një mekanizëm vjedhjeje. Ky ndërton sot rrugë me çmim 40 % më të shtrenjta se sa kemi ndërtuar në tunelin e Krrabës. Kjo është e vërteta. Ndalemi tek biznesi i vogël, ku ky ka mbajtur një qëndrim armiqësor. Ka pasur Shqipëria sipas të dhënave zyrtare 210 mijë biznese. Sot këtu konkurrencë të ndershme nuk ka , por i vë një taksë tjetër për t’i falimentuar dhe thotë se biznesi i vogël është i lumtur dhe i vetmi që nuk paguan. Kemi shtruar probleme të rëndësishme, që duhet t’i japim përgjigje. Politika për bujqësinë është shkatërrimtare. Nëse do të mbash bujqësinë ligji i parë është subvencioni. Kosova jep 400 euro për hektarë grurë, ky jep 5 mijë lekë për hektarë grurë. Ai ne na bëri simbol të të keqes”, tha Berisha.

Më tej ai u ndal edhe tek sfidat e studentëve. Berisha tha se tarifat janë rritur në Shqipëri dhe se janë më të lartat në Europë.

“Problemi është shumë serioz edhe për politike demografike. Shqipëria duhet të ndalë këtë rrokullisje të tmerrshme demografike. Ringjallja e biznesit, e punësimit janë rrugë që bëjnë që popullata të shtohet. Dy janë treguesit cilësore në qeverisjen tonë, një është rritja e numrit të popullatës së dyti në vitin 2008 kaluam nga grupi i kombeve me të ardhura të ulëta, në grupin e kombeve me të ardhura të mesme”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Edi Rama, një vasal i shpifur! Turpi i kombit, turpi i Europës!

Kryetari i PD, Sali Berisha shkruan në një postim në Facebook se, Edi Rama është …

Leave a Reply

Your email address will not be published.