Shqipëria sot përballet me një shumësi të pafund problemesh të cilat janë të bëra nga mendja dhe dora e mbrapshtë e qeverisë. Do të ju jap një shembull. Në vitin 2005-2013, ekonomia shqiptare në të ardhura u rrit me 500 miliardë lekë. Borxhi që morëm ishte 300 miliardë. U dyfishuan rroga e pensione. U ndërtuan 11 mijë kilometra rrugë e tunele. Mbi 1 mijë e ca objekte arsimore.
Pse i numëroj të gjitha këto? Sepse ky zotëri në këto 8 vite, vetëm borxh ka marrë 500 miliardë. Me 500 miliardë të borxhit, ky së paku mund të trefishonte rrogat. Nëse shqiptarët do të kishin sot një rrogë 3 herë më të madhe, ju garantoj se një pjesë shumë më e madhe nuk do të ishin duke u larguar nga Shqipëria sot. Por çfarë i bëri ky këto lekë. Ndalem këtu për të ju thënë së zgjidhjet janë reale, sepse lekët janë, fondet janë. Por ky sot ndërton 1 km autostradë me 22 mln euro, ndërkohë që në gjithë Europën ajo nuk ndërtohet më shumë se 2-3 milionë euro, për në fushë.
Në Tiranë kryetari i bashkisë ndërton shkollën 4.2 mln euro, shto edhe 6% interesa mbi këtë shumë që do të paguhet për 7 vite. Në çdo vend në Europë, shkolla ndërtohet me standarde, materialet e ndërtimit, sipërfaqet janë pjesë e një manuali të BE-së, SHBA ka të veten. Këtu nuk pi ujë asnjë manual, çmimet janë të xhepit. Ky ndërton shkollë në Tiranë, tani 4 mln euro, kur ajo duhej ndërtuar asnjëherë më shumë se 600 mijë euro.
Tjetri, vendos instilacionin e drurit 4 mln euro në oborrin e brendshëm ku nuk e sheh njeri. Nuk ka kryeministër në botë që e bën një gjë të tillë. Ai e bën, dhe ne na fyen dhe ofendon. Ai i poshtëron qytetarët e vet me këto akte. Oborri i kryeministrisë nuk është oborri i tij në Surrel. Në atë oborr kam pritur njeriun më të fuqishëm të botës, Xhorxh Bushin.
Këta vjedhin, vjedhin në çdo gjë.
Gazeta RD