Pushteti i Ramës mbi votat e vjedhura, gjeti mbështetjen e mafias ndërkombëtare të Soros

Bandat janë të veshura me pushtet politik në Shqipëri. Dhe ato u përdorën për të rrëmbyer votën e qytetarëve shqiptarë. U përdor për votën kundër jush dhe kundër shqiptarëve e gjithë makineria shtetërore. Rregulli thotë se kur bëhen zgjedhje, forcat politike vihen në kushte të barabarta.

Unë do të ju jap vetëm një shembull. Në vitin 2009 erdhi këtu një zonjë që unë e kisha shpallur non grata në vitin 1996, për qëndrimin që mbajti ndaj zgjedhjeve, erdhi për të vëzhguar zgjedhjet. Në fakt Edi Rama vuri si kusht, që nëse e refuzoja ardhjen e saj nuk do të hynte në zgjedhje. Unë nuk e refuzova. Natyrisht isha për të marrë pjesë në zgjedhje ky.

Bëra një vendim, siç është rregulli. Kryeministri nëse nuk do të dorëzojë pushtetin nuk e dorëzon, por kushti i parë është që në fushatën elektorale ai duhet të shkojë i barabartë me kundërshtarin.

Vendimi im thoshte se asnjë zyrtar nuk mund të marrë pjesë në fushatë me automjetet e qeverisë, përfshirë kryeministrin. Dhe unë mora një makinë me qira nga PD-ja. Ua dhashë këtë shembull sepse në rast se në zgjedhje kryeministri përdor të gjithë administratën dhe potencialet e qeverisë, atëherë gara bëhet e pandershme dhe e pabarabartë e padrejtë. Dhe ai e bëri këtë me fuqinë me të madhe, përveç patronazhistëve, bandave, blerjes së votës.

Pra, pushteti i tij, monizmi i tij është një monizëm mbi votën e grabitur dhe ne duhet të bëjmë gjithçka për rrëzimin e kësaj qeverie. Le ti thotë kush të dojë e ligjshme, kjo është qeveri e dalë nga vota e dhunuar dhe nuk ka forcë që ne të na heqë të drejtën ton për të vendosur votën e lirë.

Përveç kësaj, të jemi realist, Edi Rama e bëri këtë, por gjeti një mbështetje të fuqishme nga mafia ndërkombëtare e Xhorxh Soros, një armik i vërtetë i lirive të shqiptarëve. Ai i cili mbështet dhunimin e votës së qytetarëve, ai personalisht, cilido qoftë nuk respekton vullnetin dhe lirinë e këtyre qytetarëve.

Ndaj dhe ne me gjithë potencialin tonë duhet ta largojmë nga pushteti, me një qëllim të vetëm, jo për të marrë vetë pushtetin, por për të bërë që shqiptarët të votojnë të lirë dhe të zgjedhin atë program dhe ata qeveritarë që besojnë se do të ndryshojë situatën. Këtu duhet të qëndrojmë.

About Redaksia

Check Also

Berisha i kujton Yuri Kim çfarë ndodhi në ’97: Një ambasadore u largua, por jo SHBA

Kryetari i PD, Berisha i kujtoi ambasadores Yuri Kim se nuk ka pasur asnjë ndërprerje …

Leave a Reply

Your email address will not be published.