Rama flet për bunkerin e tij në Surrel: Jam katundar Tirane, s’më kap ligji!

Prej dy ditësh Edi Rama është përpjekur të shndërrohet në protagonistin e ditës, pasi njoftoi nisjen e operacionit për konfiskimin e objekteve të ndërtuara pa leje.

Sot nga Zall Herri, ku inauguroi shtëpitë e banorëve të prekur nga tërmeti i 2019-ës, Rama njoftoi shtrirjen e operacionit në të gjithë vendin.

Ai foli edhe për shtëpinë e tij bunker në Surrel. “Jam katundar Tirane, s’më kap ligji”, tha Rama në delir.

Rama tha se atë nuk kanë ku ta kapin sepse e ka me leje shtëpinë dhe e ka respektuar atë 100%.

“Më kollaj të shkosh të kapësh një katundar Tirone si puna ime, mua s’më kanë kap se e kam ndërtuar 100% sipas lejes, ndërkohë në zona ku ndërtohen kate të tëra nuk shkon askush”, tha Rama.

Në fakt, leja për bunkerin e Ramës nuk është bërë kurrë publike, ai ndërtim në një fshat 10 km larg Tiranës dukshëm ka sfiduar ligjet e shtetit, jashtë çdo plani ndërtimi dhe planimetrie rregulluese, dhe për më tepër është ndërtuar në tokë bujqësore.

Me deklaratën e sotme, Rama pranoi se është mbi ligjin dhe ligjin e bën ai sipas qejfit.

I pari i vendit shkel ligjin me të dyja këmbët dhe për më tepër e përdor atë si kamzhik ndaj kundërshtarëve apo dhe ndaj atyre që nuk kanë paguar haraçin tek ai.

Kushdo e di sot se Edi Rama nisi sulmin ndaj kullave të Tiranës, duke konfiskuar katet pa leje për shkak të përplasjeve me Erion Veliajn dhe Fatmir Xhafajn, të cilët favorizojnë disa ndërtues, e aspak për të vënë në vend ligjshmërinë.

Të njëjtën gjë do të bëjë edhe në bregdet, për të njëjtat qëllime dhe objektiva.

Aspak për ligjshmërinë që propagandon në grumbullime si ai i sotmi në Zall Herr apo në ekranet televizive.

About Redaksia

Check Also

Arrestohet kreu i “SPAK” në Malin e Zi, akuza për persekutim të opozitës dhe organizatë kriminale

Ish-kryeprokurori i posaçëm i Malit të Zi Milivoje Katniç dhe ish-zyrtari i lartë i policisë …

Leave a Reply