Berisha: Taulant Balla më kriminel se Suel Çela dhe Gentian Sharra

Kryetari i PD, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta nga Prrenjasi për deputetin e PS, Taulant Balla. Berisha e quan këtë të fundit më kriminel se Suel Çela dhe Gentian Sharra. Berisha u shpreh se zgjidhja e problemeve vjen me largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

“Ju falënderoj për mendimet, problemet thelbësore që ngritët në këtë takim. Kauza, çështje shumë të drejta të cilat duhet të marrin përgjigje sa më parë.

Së pari duhet të biem dakord, se kushti i të gjitha kushteve për të ju dhënë përgjigjen e duhur këtyre problemeve të mëdha, është largimi i Edi Ramës dhe qeverisë së tij nga pushteti. Sot nëse marrim në rrafshin politik ne përjetojmë një monizëm të plotë, edhe më të plotë se sa monizmi i Ramiz Alisë në shkurtin e vitit 1991.

Edi Rama kontrollon sot të gjitha pushtetet. I kontrollon këto sepse ai dhunoi votën. Ai përdori sistemin e vjetër të diktaturës, atë të patronazhistëve të cilët në segmente të tëra u shndërruan në terroristë të kuq. Ai përdori bandat dhe ju jeni dëshmitarë se si u skuqën rrugët e Elbasani ditën e zgjedhjeve.

Ju keni dëgjuar Sali Berishën që të akuzojë Suel Çelën, një bandit, vrasës, apo Gentian Sharrën, por ju garantoj se më i rrezikshëm, i inkriminuar dhe më kriminel se ata është deputeti i tyre në parlament, Taulant Balla. Pse kjo?

Nëse një zonë, një qytet, komunitet, terrorizohet nga një bandë, dijeni se është bandë e qeverisë. Nuk ka banditë, grabitqarë, vrasës, që mund të terrorizojë një komunitet në rast se qeveria është kundër tij dhe kërkon të bëjë ligjin”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kim-Ramës: Kush e ka në dorë këtë vend, kriminelët apo qytetarët?

CFARE THA AMBASADORJA KIM PAK DITE ME PARE Yuri Kim: Mendoj se Shqipëria ka një …

Leave a Reply

Your email address will not be published.