Gati për betejën përfundimtare për largimin e Ramës, Berisha: Protestat nuk do ndalen!

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi nga Shkodra se, qytetarët janë gati të nisin betejën përfundimtare.

“A mund të pranohet çmimi i naftës me 2300 lekë, kur dje dhe pardje ka arritur uljen rekord në bursë me 80 euro fuçia?

Shqipëria po zien dhe qytetarët janë të gatshëm të nisin betejën përfundimtare kundër këtij regjimi, që i vjedh ata nga mëngjesi deri në darkë. Vetëm për luks ka shpenzuar këto kohë, 30-40 milionë euro. 4 milionë euro vendos instalacionin me arka druri se i pëlqen syrit të tij, në oborrin e kryeministrisë….

Duhet t’i japim fund sa më shpejt kësaj vjedhje monstruoze. Nuk kemi pse largohemi ne nga Shqipëria.

Ka sjellë dy ndotës gjigantë në portin e Vlorës. Ndotës që prodhojnë sasi squfuri, të barabartë sikur të fusësh 100 mijë makina në ditë dhe të qarkullojnë 100 kilometra në ditë. A mundet një njeri, t’u sjellë një helmim të tillë qytetarëve të një qyteti? Vetëm një njeri i tillë merr vendime të tilla…

Postriba frymëzon çdo njeri të qytetëruar për të qëndruar në një kryengritje paqësore ndaj këtij njeriu antishqiptar. Postriba është kushtrim atdhetarie. Interesi kombëtar i këtij vasali të Vuçiçit është interes serb. Çdo ditë e më shumë ai ka ndërmend të shndërrojë Shqipërinë, siç tha Vuçiç që kjo është Jugosllavia e vjetër plus Shqipërinë. Edhe këtu do ia djegim projektin dhe letrat,” tha Berisha.

“Pas 7 korrikut, shqiptarët u informuan se protestat presin shtatorin dhe fillimin e tetorit për të nisur dhe për të mos u ndalur më. Një lëvizje demokratike në formën e një kryengritje paqësore do ketë qëllim largimin e qeverisë së Edi Ramës nga pushteti. Nuk ka qëllim marrjen e pushtetit, ka për qëllim rikthimin e të drejtës së qytetarëve shqiptarë për të votuar të lirë. Ka për qëllim të bëjë shqiptarët pronarë të vullneteve të tyre”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha i kujton Yuri Kim çfarë ndodhi në ’97: Një ambasadore u largua, por jo SHBA

Kryetari i PD, Berisha i kujtoi ambasadores Yuri Kim se nuk ka pasur asnjë ndërprerje …

Leave a Reply

Your email address will not be published.