Treni nuk ndalet! Berisha: Këto protesta kanë një mision më të madh edhe se në vitin ’91

Kryetari i PD, Sali Berisha tha në konferencën për shtyp në Shkodër, se protestat e vjeshtës kanë mision më të madh se në vitin 1991. Ai shtoi se treni nuk do ndalet.

“Këto protesta kanë një mision më të madh edhe se në vitin 1991, se atëherë ishte një reaksion domino. Këtë herë është e vështirë, por plotësisht e realizueshme. Përpjekjet po bëhen të mëdha për ta ndaluar, por nuk do ia dalin.

Treni nuk ndalet. Nëse rikthehemi pak dhe rivlerësoni vendimet e qeverisë dhe mafies së George Soros, treni nuk do kishte arritur as në stacionin e parë. Unë e kuptova se qëllimi nuk ishte Sali Berisha, por ishte treni. Atëherë unë ndalove se treni nuk ndalet. Ngaqë nuk u ndal, arriti në 7 korrik. Ajo ishte dita e vetme e shpresës së madhe të shqiptarëve prej shumë vitesh.

Pas 7 korrikut, njeriu i vetëm që nuk foli dot një gjysmë fjale, që iu nda fryma, ishte Edi Rama. Ai që çdo ditë përgojonte dhe fliste, për nja tre javë e harroi fjalën opozitë. Do i dahet fryma edhe më shumë në javët që vijnë. Ai pa një realitet që nuk e kishte imagjinuar as në ëndërr. Po të më pyesësh më, opozita është sot më e fortë se kurrë. Ka shumë punë për të bërë, por ajo që u arrit, e dëshmon më të fortë se asnjëherë. Nga ky stacion, opozita do të bëjë gjithçka për t’u shtrirë në kilometrin tjetër, në shoqërinë shqiptare dhe po punohet shumë në këtë drejtim. Unë jam optimist. Po ta shohësh Edi Ramën, po ta studiosh atë, do të shihni një njeri të çekuilibruar”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

SPAK: Bardhi nuk ka shpifur për akuzat ndaj Olsi Ramës tek kokaina

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka pranuar kallëzimin e Olsi …

Leave a Reply