Berisha: Rama hoqi rentën minerare pasi e paguan kompanitë e kësaj fushe

I shikoni këto rrasa gurësh që kanë shtruar nëpër sheshe. 1 miliardë euro. Mund të imagjinoni ju. Vetëm sheshi Skëndërbej ka shkuar 60 e ca milionë euro. Këta kanë vendosur një sistem plaçke të tmerrshme.
Pasuritë, ju folët për pyjet, minierat.

Në vend që të shndërrohen në begatim për qytetarët, shndërrohen në mallkim. Kjo është skema e vendeve koloniale. Është një rrip toke në Angola, quhet Katanga. Është toka e pasurive përrallore në botë. Nuk ka tokë më të pasur me diamante dhe naftë. Në vitin 1990, ishim ne shqiptarët, Angola dhe Uganda vendet më të varfra sepse ata ua plaçkisnin grabisnin koloniazatorët.

Përrenjasi është plot minerale. Çfarë bëri zotëria e tij, hoqi rentën. Renta me ligj ndërkombëtar ndahet me komunitetin. Pikërisht për të mos e shndërruar pasuritë në mallkim, ligji ndërkombëtar thotë se industritë nxjerrëse rentën duhet të ja lënë komunitetit. E vendosmë ne, e hoqi ky, pse e hoqi? E blenë. Këta që nxjerrin mineralet, naftën etj., e paguan dhe e hoqi.

About Redaksia

Check Also

Olsi Rama kërcënon SPAK

Olsi Rama ka kërcënuar dje përmes një letre publike direkt SPAK në lidhje me laboratorin …

Leave a Reply